Miratohet pr/ligji, sigurim të detyrueshëm shëndetësor

Për këtë qëllim, anëtarët e Komisionit parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë pasi diskutuan rreth tij, e miratuan atë në parim. Duke prezantuar p/ligjin në Komision, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, vuri në dukje se ai konsiderohet një nga themelet e ndryshimit të reformës së ndërmarrë në shëndetësi.
Ndërsa vuri në dukje se ky p/ligj është finalizimi i një përpjekje shumëvjeçare me konsulencë ndërkombëtare, Vasili theksoi se ai respekton ekzigjencat për shërbim shëndetësor, por dhe kontekstin social, traditën dhe të gjithë mundësitë reale financiare që ekzistojnë në Shqipëri, të mundshme për t’u mobilizuar në financimin e sistemit shëndetësor.
"Themeli i ligjit jep mesazhin e qartë që ligji synon dhe realizon nëpërmjet tij një mbulim tërësor të popullatës shqiptare me shërbim shëndetësor", tha vasili, duke nënvizuar fytyrë sociale të p/ligjit. Ministri Vasili duke u ndalur në masën e kontributit të sigurimit shëndetësor, bëri të ditur se masa 3.4 % nuk ndryshon. "Këtu sforcimi i Qeverisë ka qenë i jashtëzakonshëm që të siguronte dhe një mbulim tërësor të popullatës me shërbim, por edhe të mos rëndonte me një taksë të shtuar punëmarrësit shqiptarë dhe duke ruajtur kështu një profil social dhe mbrojtës", theksoi ai.
Një nga elementët e rëndësishëm është qartësimi i kategorive, duke i ndarë në aktive dhe joaktive. “Ligji është i qartë që personat që kanë detyrimin për të paguar, por që u shmangen në mënyrë informale këtij detyrimi, nuk përfitojnë nga ky ligj”, u shpreh më tej Vasili, ndërsa nënvizoi se ligji përcakton se shërbimi i urgjencës u ofrohet të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, pa dallim, duke siguruar paramentin e shërbimit bazë jetik. Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, Elavana Hana, me këtë ligj, konsolidohen sigurimet në sistemin Bismark.
"Deri tani ka pasur diskutime të shumta, por me këtë ligj është vendosur skema Bismark, sikurse në vendet gjermano-folëse si, Gjermani, Austri, etj. Parimi i solidaritetit është një nga parimet baze te ligjit, që është dhe në disa vende evropiane", tha ajo. Hana tha se "ligji nga pikëpamja e shërbimeve shëndetësore është shumë herë më i përcaktuar sesa ligjet që kanë qenë në fuqi deri më sot". Pavarësisht se ligji vë theksin tek sistemi publik shëndetësor, si pjesa më e rëndësishme e tij, në të lihet hapësirë dhe për privatin.
"Ne shpresojmë që privati, pas akreditimit dhe konsolidimit të tij, të sjellë cilësi të mirë dhe konkurrencë, ndërsa lejohet dhe kontraktimi me të për disa shërbime të mirëpërcaktuara me Fondin e ri që do të krijohet dhe këto do të jenë deri në masën e financimit të publikut. Pra, paketa shërbimesh, apo pjesë të tyre, të cilat do të ofrohen në publik, mund të kontraktohen edhe në sistemin privat, nëse sjellin risi dhe ulje të çmimeve në krahasim me publikun, si edhe cilësi më të mirë në raste të tjera, duke lejuar bashkëpagesën", sqaroi drejtoresha e ISKSH-së. Sipas saj, kjo do të përcaktohet edhe në kontrata për mënyrën e aplikimit. /Start/
2011-02-01 09:01