E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy mjete në Peqin-Elbasan, vdes 42-vjecari

Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.45  në hyrje të qytetit të Peqinit.

“Një furgon me targë EL 6487 B, me drejtues shtetasin Gëzim Ymeri, 52 vjeç, është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i  motoçikletës, Lulzim Popi, 42 vjeç, dhe mbeti e dëmtuar majft rëndë bashkëshortja e tij, Behie Popi, 30 vjeç”, thanë burimet.

Mesohet se 30-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

                                                                                             2011-01-31 20:12
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›