E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata, PS “denoncon” në Kushtetuese komisionin hetimor

Kjo parti kërkon shpalljen antikushtetues punën e këtij komisioni, duke hamendësuar se komisioni në fjalë ka marrë kompetencat e prokurorisë në hetimin e disa veprave penale.

Fillimisht, PS-ja ka kërkuar “ngritjen” e punës së komisionit hetimor përpara se të merret një vendim, e nëse kjo do të ndodhë, atëherë puna e komisionit do të bllokohet. Për Partinë Socialiste, Kuvendi me ngritjen e komisionit ka marrë kompetencat jo vetëm të prokurorisë por edhe të pushtetit gjyqësor.

Gjithashtu, për opozitën kërkesa për marrjen e tabulateve telefonike të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të deputetëve përbën dhunim të hapur të shtetit të së drejtës.

                                                                                             2011-02-01 09:22
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›