E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohej i humbur, gjendet i mbytur ne perroin e fshatit

Mat- Zbulohet ne ujerat e perroit te fshatit, 55 vjecari i denoncuar si i humbur prej disa ditesh nga familjaret. Banoret e Stojanit, ne komunen Ulez te Matit, njoftuan mbremjen e se dieles policine vendore, se trupi i nje njeriu te pajete pluskonte ne ujerat e perroit te fshatit. Menjehere ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor dhe ekspertet mjeko-ligjore. Pas verifikimeve te kryera rezultoi se viktima ishte 55-vjecari Pashk Miza, te cilin familjaret e kerkonin prej disa ditesh, pasi ishte larguar nga shtepia pa njoftuar. Burime zyrtare thane se gjate keqyrjes se trupit nuk jane gjetur shenja te dhunes, kurse dyshimet paraprake jane per nje vdekje nga asfiksia e shkaktuar ne organet e frymemarrjes prej ujit te perroit. Gjate marrjes ne pyetje, familjaret e te ndjerit kane deshmuar se prej disa vitesh 55-vjecari kishte shfaqur shenja depresioni dhe probleme mendore, qe dyshohen se jane bere shkak per humbjen e tij dhe me pas mbytjen ne ujerat e perroit. Policia po heton ne pisten e "vetevrasjes".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›