E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton, mesazh Metes: Mbeshtetje per integrimin

"Ne ju premtojme mbeshtetjen tone te vazhdueshme per integrimin Euro-Atlantik te Shqiperise". Ky ka qene mesazhi i Sekretares Amerikane te Shtetit, Hilari Klinton, per zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtem, Ilir Meta. Klinton i uroi dje, suksese homologut te saj shqiptar, Meta. Pershendetjet per detyren e re dhe sigurimin e mbeshtetjes nga ana e Klinton, per sfidat e perbashketa qe e presin vendin dhe rajonin tone, ai i mori gjate nje takimi, qe zhvilloi dje me ambasadorin e SHBA-ve ne Shqiperi, Xhon Uidhers. Pas nje bisede te shkurter me Meten, per marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve, ambasadori Uidhers i dorezoi kreut te diplomacise, mesazhin e Sekretares Amerikane te Shtetit, Klinton. "Ju lutem pranoni urimet e mia te ngrohta, me rastin e emerimit tuaj si minister i Jashtem dhe zevendeskryeminister. Pres me kenaqesi te punoj se bashku me ju, per nxitjen e lirise dhe begatise ne rajonin tuaj dhe ne gjithe boten", thekson Klinton ne hyrje te mesazhit te saj. Sipas saj, ky vit ka qene i rendesishem per partneritetin mes SHBA-ve dhe Shqiperise, nisur edhe nga fakti se vendi yne u be anetar, me te drejta te plota ne NATO. Sekretarja e Shtetit theksoi gjithashtu se marredheniet mes dy vendeve vetem do te intensifikoheshin ne kuader te bashkepunimit te dy vendeve per interesat e perbashketa. "Pres te bashkepunoj me Ju, ne mbeshtetje te objektivave te perbashketa te te dy vendeve tona per nje Evrope Juglindore stabel dhe paqesore, dhe per te cuar me tej sigurine dhe vlerat demokratike ne Shqiperi dhe ne mbare boten", theksoi Klinton ne mesazhin e saj. Sekretarja Amerikane e Shtetit e uroi Meten per suksese te metejshme ne detyren e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›