Meta: Vizat, gati plotesimi i te gjitha kushteve
Ministri i Jashtem i Shqiperise, Ilir Meta, gjate nje interviste te dhene dje per "BBC", deklaroi se ka pasur nje progres te jashtezakonshem, gjate muajve te fundit per rritjen e numrit te aplikimeve per pasaporta biometrike. "Deri tani jane gati 200 mije pasaporta biometrike te prodhuara dhe ne, besojme qe shume shpejt ky numer do te vijoje te rritet e shumefishohet, ashtu sikurse dihet qe ky eshte vetem nje standard i domosdoshem, por nderkohe ka dhe 4 drejtime te tjera per plotesimin e kushteve, ku Shqiperia vazhdon te tregoje progres per mbushjen e detyrimeve te saj", beri te ditur Meta. I pyetur mbi optimizmin e tij per nje Shqiperi shume shpejt pa viza dhe njekohesisht opozita i eshte shprehur me nje qendrim jo aq dashamires ndaj tij, "Berisha - Meta, mbetes ne permbushjen e standardeve",-thote PS e opozites, kreu i diplomacise shqiptare shprehu keq ardhjen qe kjo gje mbetet deshira e tyre. Por nderkohe, ai theksoi se edhe angazhimi i tyre eshte qe Shqiperia te permbushe gjithe detyrimet lidhur me udherrefyesin e KE-se per liberalizimin e vizave. "Shqiperia ka bere progres te rendesishem ne kete drejtim dhe ne perspektive, pa asnje dyshim qe do t'i plotesoje te gjithe detyrimet e saj dhe ne ftojme opoziten te mos harxhoje energji, duke deshiruar qe ky proces mos te perparoje, por te japi dhe ajo kontributin e saj konstruktiv. Sepse nga liberalizimi i vizave do te perfitojne gjithe shqiptaret, jo vetem ata qe kane perfituar nga forcat politike sot ne mazhorance", deklaroi zevendeskryeministri shqiptar. Ndersa i pyetur per domethenien e referendumit irlandez per Shqiperine dhe deshiren per te qene anetar te BE-se, Meta u shpreh se ai referendum, se bashku dhe me perfundimin e procedurave per aplikim nga Cekia dhe nga Polonia, do te thote qe per Ballkanin Perendimor do te vijoje normalisht politika e zgjerimit te BE-se ne kete drejtim.