Tepelenë, dhunohen dhe grabiten 2 vëllezër të moshuar, kapet 1 prej autorëve
TEPELENË- Dy vëllezër të moshuar nga Tepelena janë dhunuar dhe grabitur në të gdhirë së ditës së enjte, rreth orës 3:00 në banesën e tyre në në fshatin Arrëz e Madhe të komunës Luftinjë.
Blutë e Tepelenës japin detaje për ngjarjen, duke bërë të ditur se mbi bazën e provave të grumbulluara në vendngjarje është arritur në konkluzionin se kanë qenë tre persona që kanë hyrë në banesë rreth orës 3.30 të mëngjesit të sotëm, duke grabitur një sasi të konsiderueshme lekësh e duke dhunuar brutalisht 2 vëllezërit e moshuar, të cilët jetonin bashkë.
Njëri prej të moshuarve mësohet se ka marrë plagë serioze në pjesë të ndryshme të trupit. Policia e Tepelenës, e cila mbërriti rreth 6 orë pas ngjarjes, bën të ditur se po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy bashkëpunëtorëve të 24-vjecarit.
(e.m/BalkanWeb)