Kthehen ne skenë pas 17 vitesh Guns ‘n’ Roses
NEW YORK – Per miliona fansa pritja mori fund. Guns n' Roses, do të rikthehen pas plot 17 vitesh largimi nga skena. Më 23 Nëntor do të dalë në treg albumi i ri “"Chinese Democracy", , realizimi i të cilit ka kushtuar plot 13 milionë dollarë. Edhe dyqani i mirënjohur Bes Buy e ka konfirmuar daljen në treg të këtij albumi që do të fillojë të shitet muajin e ardhshëm. “Publikimi i këtij albumi shënon një moment historik në historinë e Rock ‘n Roll”, deklaruan menaxherët e grupit, Irvin Azoff e Andy Gould. Albumi është prodhuar nga Axl Rose, i vetmi komponent i mbetur në grup dhe nga Caram Costanzo. Albumi do të përmbajë 14 këngë. Pritet që albumi të jetë një bum në tregun muzikor, pasi miliona fansa kanë pritur për vite radhazi rikthimin në skenë të djemve të rrokut, Guns ‘n’ Roses.
(d.b/BalkanWeb)