Jakup Keraj ka ç’të ekspozojë
Vepra nga koleksioni privat i piktorit Jakup Keraj do t’i bëhen të njohura publikut për herë të parë në ekspozitën retrospektivë që organizohet nga Galeria Kombëtare e Arteve. Duke marrë justifikimin për vlerën e lartë artistike, kujdestarët shtetërore, pra nga Galeria, pritet të dalë dhe një koleksion e njohur si pronë e GKA-së. Nuk janë shumë punë, të cilave do t’u bashkëngjitet edhe koleksion privat i ruajtur nga familja, që gjithsesi për studiuesit dhe publikun janë të njohura. Ekspozita do të hapet në sallën e vogël dhe kurohet nën idenë e përzgjedhjes retrospektive të kombinuar me kapitujt e gjinive, që ka trajtuar piktori gjatë gjithë jetës së tij krijuese.
Janë gjithsej 60 punë në vaj, laps dhe akuarel të kuruara nga studiuesja Suzana Varvarica Kuka. Keraj ka gëzuar krijimtarinë e lirë me të cilën krijoi një fond të mrekullueshëm veprash. Që i vogël Jakupi shfaqi prirje për vizatim. Kjo gjë ra në sy të prindërve, të cilët e dërguan për të marrë mësime private te një grua ruse, Puzanova, e cila në atë kohë jetonte në Shkodër. Më pas Jakupi u bë nxënës i Simon Rrotës, i cili e vlerësonte shumë Kerajn për talentin e tij. Pasi mbaron me rezultate të shkëlqyera Liceun Artistik "Jordan Misja", Keraj në 1952 shkon për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Leningradit. Nga kjo periudhë e studimeve në Leningrad, në fondin e familjes Keraj ruhen disa punë të mrekullueshme. Pasi mbaroi studimet në Bashkimin Sovjetik, kthehet në Shqipëri më 1954. Punon si mësues i Vizatimit Teknik në gjimnazin "29 Nëntori" në Shkodër. Këtu ai mundi të kishte dhe një studio, ku realizoi disa nga punët e tij më të mira. Ai lëvroi të gjitha teknikat e gjinitë e pikturës, si peizazhin, portretin, kompozimin etj. Impresionist, ai njihet sidomos për realizimin e disa portreteve të mrekullueshme, por dhe të disa nudove. Ndër punët e tij mund të përmendim: Heronjtë e Mashkullores, Kuvendi i Lezhës, Shkodra, Kalaja e Rozafatit, Buna etj. Në vitin '64 hapi ekspozitën e parë vetjake në Shkodër. Në '84 hapi ekspozitën e tij të dytë po në Shkodër, për të çelur ekspozitën tjetër një vit më pas në Tiranë.