Shqipëri blu, sipas Najbor
Prej ‘43-s e deri në 2007-n, familja mbretërore shqiptare vjen me një tezë kritike; për t’u rishikuar prej historiografisë shqiptare. Kjo “kërkesë” e nënvetëdijshme, rikthehet për pretendimin mbi të vërtetën historike, ku historiani Dr. Patrice Najbor prezanton veprën e tij me pesë vëllime “Historia e Shqipërisë dhe i familjes së saj mbretërore 1443-2007”. Najbor tregon se në kuadrin e rishikimit të historisë së Shqipërisë vjen dhe ky kontribut botues, duke paraqitur me objektivitet, përmes burimeve të jashtme, faktet dhe personat, të cilët nuk janë njohur deri tani nga historiografia shqiptare.
Në vëllimin e parë, Najbor është përqendruar kryesisht në luftën për pavarësi, duke studiuar edhe veprimet e Fuqive të Mëdha për të ruajtur ose zgjeruar sferat e tyre të influencës, si dhe rolin e tyre në zgjedhjen e princ Wied, në 1914.
Njëkohësisht historiani merret edhe me analizën politike e të diskutueshme të Esat Pashë Toptanit, i cili është konsideruar nga shumë shqiptarë si tradhtar, kur pranoi dorëzimin e qytetit të Shkodrës në 1913, në një kohë kur nga ky veprim, Najbor shkruan se ai jo vetëm shpëtoi ushtrinë e tij dhe armatimin nga një humbje e sigurt (ku ushtria ishte e rraskapitur pas disa muajve luftë), por edhe ndërkombëtarizoi këtë krizë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. “Nga ky veprim i tij, ne, madje mund të themi se ai ka qenë largpamës dhe i shkathët, meqenëse disa ditë me vonë nën presionin e Fuqive të Mëdha, mbreti Nikolla i Malit të Zi u detyrua të kthehej në qytet.
Më vonë me shpalljen e Luftës së Parë botërore, Esat Pasha është rreshtuar menjëherë në anën e aleatëve, në krah të të cilëve ai luftoi dhe nga ana tjetër, duke pranuar që ushtria serbe e dërmuar nga lufta të tërhiqej. Duke kaluar nëpër Shqipëri, ai shpëtoi Frontin e Lindjes, si dhe vendosi Shqipërinë në kampin e fitimtarëve”, - shkruan historiani.
Ndërsa në vëllimin e dytë ai ndalet në periudhën e viteve ’20-të, duke sjellë sidomos një vështrim të ri për sa u përket figurave të Fan Nolit dhe Ahmet Zogut.
“Studimi i periudhës zogiste tregon se mbreti Zog me realizimet e tij në fushat institucionale, legjislative, edukative, shëndetësore, ushtarake, diplomatike, ekonomike dhe në drejtim të zhvillimit të ndërtimit të rrugëve dhe të infrastrukturës së vendit ka vendosur bazat e një shteti modern, demokratik të tipit perëndimor dhe duke zëvendësuar të drejtën e forcës me forcën e së drejtës, ai paraqitet si njeriu më progresist i kohës (Shih punimet e konferencës shkencore ndërkombëtare, organizuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë dhe Muzeu Historik Kombëtar me 01.09.2008 me temë: "Monarkia shqiptare 1928-1939" dhe sidomos ndërhyrjen e Patrice Najbor: "Realizimet e Mbretit Zog).
“Në vëllimin e tretë jam përpjekur të tregoj udhëtimin e gjatë e të vështirë të familjes mbretërore në mërgim dhe luftën e vazhdueshme të mbretit Leka I për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi dhe të Kosovës nga zgjedha Serbe”.
Por në anën tjetër, Najbor na sqaron se në vëllimin e katërt, libri pajiset me dokumente të shumta, shpesh të panjohura, të veprimeve të ndryshme politike të mbretit Leka, ku konstaton se përtej mosmarrëveshjeve të shqiptarëve të diasporës, mbreti Leka ka punuar për ribashkimin e kombit shqiptar.
Ky dokumentacion pasohet dhe në vëllimin e pestë, duke përmbajtur dokumente arshivore, të traktateve ndërkombëtare dhe të marrëveshjeve sekrete, të letrave dhe pemëve gjenealogjike. “Duke botuar këto tekste origjinale në tërësinë e tyre, kam dashur të tregoj më shumë se përmendjen e thjeshtë të tyre, me qëllim që lexuesi të ketë mundësi që të shprehë vetë mendimin e tij mbi faktet e treguara.
Dr. Patrice Najbor është diplomuar në Institutin e Studimeve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (ILERI) të Parisit, titullar i një diplome të studimeve të larta të specializuara (DESS) të diplomacisë dhe administrimit të organizatave ndërkombëtare (Paris XI), doktor i shkencave politike, ka realizuar një teze mbi "Dykrenarja e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore" (Paris XI - 1992) dhe shumë shkrime në kuadër të një diplome të studimeve të thelluara (DEA) të mbrojtjes dhe sigurimit evropian (Lille II -1990) midis të cilëve "Sistemi dhe politika e sigurimit të Shqipërisë" dhe "Çështja shqiptare e Kosovës". Ai është autor edhe i "Dinastisë se Zogut" 2002.