E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehen nga aksioni, policet zbulojne 8 arka me fisheke

Tepelene- Pak minuta pasi kane ndaluar te dyshuarit si hajdute banesash te emigranteve ne fshatrat e Tepelenes, grupet e gatshme te policise ne rrugen e kthimit do te zbulonin edhe tete arka me fisheke te braktisura nga persona ende te paidentifikuar. Burime zyrtare bene me dije se rreth ores 08:00 te mengjesit te djeshem, ne baze te nje informate te marre ne rruge operative, ne fshatin Dukaj, ne ane te nje rruge ne dalje per ne mal, ndodheshin disa arka druri ku brenda tyre kishte arka metalike te mbushura me fisheke luftarak. "Ne kete vend jane konstatuar 8 arka druri, te hedhura, 4 ne nje vend dhe 4 te tjera pak metra me tej, ku brenda tyre secila arke kishte nga dy kuti metalike te mbushura me fisheke luftarak model 56, gjithsej 11520 fisheke", shpjeguan burime zyrtare. Fisheket jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe po punohet per gjetjen e pronarit te municionit. Policia ngriti akuzen e "prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›