E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackisnin shtepite e emigranteve, i tradhton elektriku i dores

Tepelene- Plackisnin shtepite e emigranteve, kapen ne flagrance pas alarmit te dhene nga banoret e fshatit tre te rinj te dyshuar si hajdute. Rreth ores 05:00 te mengjesit te djeshem, uniformat blu te komisariatit Tepelene kane zbarkuar ne fshatin Dukaj, ku i kane vene prangat te rinjve Ermal Muca, 20 vjec, banues ne kete fshat, Arber Petani, 18 vjec, banues ne Memaliaj dhe Gezim Hysa, 22 vjec, banues po ne Dukaj. Duke zbardhur dita e djeshme te dyshuarit kishin hyre ne nje banese, familjaret e se ciles gjenden si emigrante te perkohshem ne Greqi. Ne mungese te ndricimit kane ndezur elektriket e dores dhe nje banor qe ruante njekohesisht shtepine, ka njoftuar policine vendore. Pas rrethimit te dyshuarit jane dorezuar dhe nuk kane mundur te vjedhin asgje. Burime zyrtare bene me dije se ndaj te arrestuarve u ngrit akuza e "vjedhjes ne bashkepunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›