Kthehen shqiponjat nga Kandahari. Berisha pret komandot shqiptare

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti trupat e kontigjentit Paqeruajtës që u kthyen nga misioni i tyre në Afaganistan. Ndersa vleresoi rolin e forcave të armatosura kreu i qeverise solli dhe njehere ne vemendje 21 janarin, duke u shprehur se institucionet e një vendi anëtar të NATO-s nuk mund të pushtohen dhe se qeveria do te beje te gjitha perpjekjet per te kthyer imazhin e mire te vendit.
"Kur ju përballeshit me armikun më të egër të lirisë së kombit afgan në shpellat, në malet e Kandaharit, në 21 janar grupe banditësh do sulmonin selinë e Këshillit të Ministrave. Të parët që kanë ardhur në mendjen time në ato momente keni qenë, pasi institucionet kushtetuese të një vendi anëtar të NATO- nuk mund të pushtohen kurrë. Ato i mbrojtën trup me trup vëllezërit dhe motrat tuaja të uniformës, pasi ato janë kështjella lirie dhe nuk mund të mposhten", tha Berisha.
Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare, si dhe e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Deborah Jones.