Thirrjet antishqiptare MPJ therret ambasadorin grek
Ministri i Jashtëm Haxhinasto i kërkon sqarime ambasadorit të Greqisë në Tiranë, Nicolas Pazios mbi deklaratat e konsullit të këtij vendi se Korca ka popullsi helene dhe vllehët në Shqipëri janë grekë. Shefi i diplomacisë i ka konsideruar të papranueshme deklaratat e Theodhoro Ikonomus, gjatë ceremonisë së 20 vjetorit të themelimit Omonias.
Sipas tij komente të tilla cënojnë frymën e miqësisë shqiptaro-greke dhe nuk pasqyrojnë përmbajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. I të njëjtit qëndrim ka qenë dhe Vangjel Tavo i LSI-së, njëkohësisht nënkryetari i Kuvendit.
"Regjistrimi i popullsisë duke përfshirë edhe të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të deklaruar kombësinë e tyre është në frymën e Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian dhe çdo deklaratë, çdo ndërhyrje që është në kundërshtim me këtë frymë nga cilido qoftë është e dëmshme", deklaroi Vangjel Tavo, deputet i LSI.
Elona Gjylmi