E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari-vrasja e Veizit ndalohet gardisti

 Është arrestuar një prej gardistëve i cili dyshohet se ka qëlluar me armën e tij gjatë protestës së 21 janarit. Ende i pa konfirmuar ngelet lajmi në mënyrë zyrtare, por bëhet me dije se Agim Llupo është ndaluar nga policia e kryeqytetit. Sipas gjasave, gardisti Agim Llupo është ndaluar pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër ndalimi nga Prokuroria. 
Llupo është ndaluar nga forcat e policisë në orët e vona të së hënës, ndërsa aktualisht gjendet në paraburgim. Pas ekpertizes balistike te plumbave prokuroria konkludoi se arma MP5 e perdorur i perket Llupos ndersa dyshohet se i ndaluari eshte personi i cili ka qelluar ne drejtim te viktimes Ziver Veizi. Gjithashtu mesohet se ne ambjentet e policise se Tiranes po zhvillohet dhe nje mbledhje mes krereve te policise. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›