Dritan Prifti ne Prokurori per videon
Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, është thirrur sërish në Prokurorinë e Përgjithshme për të dhënë shpjegime lidhur me videon e transmetuar javë më parë midis tij dhe Ilir Metës.Pasi ka dalë nga organi i akuzes, Prifti, tha se kishte dhënë të tjera sqarime në lidhje me videon e regjistruar, duke shtuar se ishte thirrur sërish pas dëshmive vullnetare të dhëna nga Meta.
“Sot erdha në prokurori i thirrur nga prokurorët që hetojnë videon “Meta”. Isha në dispozicion të tyre për të dhënë detajet mbi këtë hetim. Kam sqaruar lidhur me dëshmitë në prokurorinë e Tiranës, janë konfirmuar përgjigjet e mia të mëparshme, por edhe përgjigjet e reja për disa deklarata që i ka bërë vetë Meta”,tha Prifti.
Ish ministri i Energjetikes tha para gazetareve se e kishte kuptuar nga prokuroret se videoja ishte autentike. “Kam bindjen që gjërat po shkojnë në drejtim të zbatimit të ligjit. E kuptova që s’kishte asnjë dyshim tek prokurorët me vërtetësinë e videos. Edhe pse s’mora një verifikim zyrtar, nga ekspertët është vërtetuar se ajo është e pamanipuluar dhe e pamontuar”, tha ai. Per me shume se dy ore qendrimi ne organin e akuzes Prifti mesohet se ka dhënë dhe shpjegime shtesë në lidhje me çështjen.
Jul Kasapi