E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen sot ne atdhe trupat nga Afganistani

Sot mberrijne ne aeroportin Nene Tereza trupat e Kontingjentit Paqeruajtes Eagle 1 i cili kreu per 6 muaj misionin e tij ne Kandahar te Afganistanit. Per te pritur kete kontingjent do te jene te pranishem Presidenti i Republikes se Shqiperise njekohesisht Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura Bamir Topi Kryeministri i Republikes se Shqiperise Sali Berisha Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ministri i Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise Arben Imami shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA gjeneral major Maksim Malaj ministra deputete atashe te akredituar ne Tirane familjare te paqeruajtesve etj. 44 oficere nenoficere dhe ushtare profesioniste efektive te Batalionit Special te Forcave Tokesore sherbyen ne kete mision ne operacione luftimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›