Kryeministri boshnjak Politika te arrije qellimet ne rruge demokratike
FIER/BERAT - Mustafa Mujezinovic deklaroi gjate vizites se tij ne Apoloni te Fierit se politika shqiptare duhet te gjeje rruge demokratike per te realizuar ate qe kerkon. Ai i ka quajtur rruge demokratike protestat por ka deklaruar se ato duhet te jene sa me te qeta dhe te qendrojne larg dhunes. Ngjarjet e fundit ne Shqiperi i prishin imazhin ketij vendi ne Evrope kur ne e dime qe si ju edhe ne jemi dy vende ne rruge e siper drejt integrimit ne BE. Keto jane dy vende qe presin te behen anetare te BE-se. Ne vendet demokratike jane zgjedhjet ato qe u japin mundesi qytetareve te vendosin per ate qe do te kete mundesi te qeverise dhe jo mjetet e dhunshme ka deklaruar Mujezinovic. Nderkohe te njejtin mendim ka ndare edhe ambasadori i BE-se ne Bosnje-Hercegovine Valentino Nicko. Ky i fundit ka deklaruar se ka ardhur koha qe ti thuhet stop cdo grupimi te dhunshem dhe shfaqjeje te mjeteve antidemokratike. Keto deklarata Mujezinovic dhe Nicko i kane bere gjate nje vizite ne qytetin antik te Apolonise zhvilluar ne kuader te mberritjes se tyre ne vendin tone ne kuader te festimeve te perbashketa me rastin e liberalizimit te vizave per shqiptaret dhe boshnjaket. Ne Apoloni ata u njohen nga afer me zhvillimet kulturore dhe historike te ketij qyteti duke e cilesuar ate si nje nga qendrat me te rendesishme te zhvillimit social-ekonomik te periudhes ilire. Madje duke pare resurset kryeministri boshnjak ka premtuar investime ne turizem duke deklaruar se nepermjet investimeve konkrete Apolonia do te kthehet ne nje parajse turistike. Vizita e tyre ka vazhduar ne qytetin e Beratit. Aty jane pritur nga kryetari i bashkise Fadil Nasufi dhe prefekti Bujar Hoxha. Ne kete takim kryebashkiaku Nasufi eshte shprehur se kjo vizite do ti sherbeje miqesise se dy popujve. Ne kemi vleresuar veshtiresite qe ka kaluar populli i Bosnjes nga gjenocidi qe ka pesuar u shpreh Nasufi. Ai i njohu miqte me vlerat e qytetit 2400-vjecar. Kryeministri boshnjak u shpreh i befasuar nga qyteti i Beratit pasi pa nga afer vlerat e tij kulturore e muzeale. m.r/d.xh