amet bashkohen ne nje parti
Kreu i Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi ka reaguar ashper ndaj deklaratave ne jug te vendit te bera nga Nikolas Geixh. Idrizi deklaroi se me mentalitetin e nje vrasesi Geixh vjen ne Shqiperi dhe provokon. Askush nuk i ka thene ketij njeriu se ai do te vdese me mentalitetin e nje krimineli qe kthehet here pas here ne vendin e krimit. Ky njeri me mentalitetin e paraardhesve te vet kriminele vjen dhe na provokon sot ne token tone por Katzoianis nuk mund ti shohe ato. Ai luan te njejtin rol me Dik Martin qe fajeson viktimen per krimin e fajtorit te pafajshem. Deklaratat e kryera ne zemren e minoritetit grek jane fyese. Une i bej thirrje te gjithe politikes shqiptare qe te mos lejojme qe ky vend te bjere ne gjunje hiena si Katzoianis dhe Dik Marti do te perballen me te gjithe shqiptaret sepse ky vend ka zot dhe ka bijte e vet deklaroi kreu i PDU-se Shpetim Idrizi. Ne 20-vjetorin e krijimit te shoqates ameria kreret e dy partive Shpetim Idrizi dhe Tahir Muhedini vendosen te bashkojne ne nje partite e tyre. Ne fjalen e tij kreu i PDU-se Shpetim Idrizi tha para te pranishmeve ne sallen e konferencave te Muzeut Kombetar se dy forcat politike PDU dhe PDI do te bashkohen shume shpejt dhe se eshte ceshtje ditesh. Legalizimi i bashkimit eshte ceshtje ditesh e une ju ftoj te gjitheve qe sot me shume se kurre te punojme te gjithe bashke sepse sot eshte ora e amerise ora e shqiptareve deklaroi Idrizi. Ndersa kryetari i PDI-se Tahir Muhedini duke vleresuar kontributin e shoqates ameria ne keta 20 vjet tha se te gjithe bashke duhet te kontribuojme per zgjidhjen e ceshtjes came sepse ajo eshte tashme nje ceshtje kombetare.
Regjistrimi
Duke folur dhe per tezat e Nikolas Geixh per regjistrimin etnik Idrizi tha se smund te behet nje regjistrim i tille. Nuk do te kete kurre regjistrim te popullsise mbi baza etnike dhe fetare per sa kohe qe qarqet greke Nikollas Katzoianis te tentojne qe me para te tentojne qe me autobuse te tentojne qe nen presion te tentojne qe nen benefice ti shnderrojne shqiptaret ne greke. Nuk mund te behet dot kurre regjistrimi i popullsise mbi baza etnike e fetare me vetedeklarim tha Idrizi.