E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Cana, lumturohet Brus

Kapiteni i Sandërlendit, Lorik Cana, do të rikthehet në aksion në ndeshjen e së shtunës kundër Evertonit, dhe trajneri i “maceve të zeza”, Stiv Brus, beson se skuadra e tij do të rifitojë forcën e duhur për t’i dhënë fund ecurisë negative në pesë ndeshjet e fundit, ku ka koleksionuar katër humbje. Pas një starti premtues në fillim të sezonit, përfshirë dhe fitoret me Liverpulin e Arsenalin, Sandërlendi po kalon një periudhë aspak të mirë.
Një humbje tjetër me “karamelet” e Evertonit, do të thoshte rënien në gjysmën e poshtme të tabelës për herë të parë në këtë edicion. Lorik Cana konsiderohet si një faktor kyç në skuadrën e Sandërlendit, pasi shqiptari shihet si ndërlidhës e frymëzuesi i reparteve dhe me stilin e tij kapiteni 26-vjeçar shtyn përpara skuadrën. Sanderlendi nuk ka statistika të mira me Evertonin, që ka fituar pesë ndeshjet e fundit rresht, ndërkohë që ka fituar edhe në takimin e fundit në shtëpinë e “maceve të zeza”, 0-2, më 3 maj 2009. Në pesë takimet e fundit, Evertoni ka shënuar pesë gola, kundrejt një goli të Sandërlendit. Golashënuesi më i mirë i Sandërlendit, Daren Bent (10 gola), ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshjet e fundit. Në fakt, edhe Evertoni nuk është se po kalon një sezon të mirë, në 11 ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm 9 pikë nga 33 të mundshmet.

Zola do dhuratë nga Behrami për Krishtlindje

Mesfushori kosovar Valon Behrami mund t’i japë një dorë të mirë trajnerit të tij, Xhanfranko Zola, kur Uest Heni të përballet në shtëpi kundër Portsmuthit në “Upton Park”. Zola tha: “Ne kemi nevojë të marrim tri pikët pas kundërshtari është afër nesh. Është si të thuash një gjashtë-pikësh dhe ne do ta shfrytëzojmë rastin e madh për ta krijuar këtë distance midis nesh dhe atyre. Do të ishte një dhuratë e bukur për Krishtlindje. Lajmi më i mirë është që Behrami është trajnuar me mua, kështu që ai mund të jetë i disponueshëm. Ne kemi nevojë për këdo. Ekipi është i ndërtuar nga njerëz që luajnë apo nuk luajnë, ata janë njëlloj të rëndësishëm. Të luash dy ndeshje në vazhdimësi do të thotë se ju duhet të keni këmbë të freskëta në dispozicion”. Valon Behrami pas rikuperimit nga një dëmtim në gju pritet të jetë në dispozicion të Zolës. Behrami nuk luajti në dy ndeshjet e fundit, por zhvilloi një javë të plotë stërvitje.

26 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›