E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brigel: “Shqipëria më ka pëlqyer”

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Hans-Peter Brigel, është një nga ikonat e Kaiserslauternit dhe skuadra gjermane qëndron gjithmonë në zemrën e tij. Së fundi, pas shtatë vitesh “agjërim” Brigel asistoi në ndeshjen e fituar 3-0 kundër Tus Koblenz të Ervin Skelës, që gjithashtu ka pasur një të kaluar të Kaiserslauterni. Brigel, një ish-lojtar më emër i Kombëtares gjermane, pohoi se drejtuesit e rinj të klubit kanë bërë shumë përpjekje për të ndërtuar një skuadër të mirë. Hans-Peter Brigel punon qysh nga 1 nëntori si përfaqësues për Loto Rheinland-Pflaz, por nuk e mbyll mundësinë për tu rikthyer në detyrën e trajnerit.
“Jashtë më ka pëlqyer shumë. Kam punuar tri herë tashmë, në Turqi, Shqipëri dhe Barhein”, - thotë 54-vjeçari. Me gruan e tij, Petra, Brigeli është angazhuar prej dy vjetësh në një program ndihme për Meksikën, duke u ardhur në ndihmë tre fëmijëve të varfër, të cilët rrezikonin të jetonin midis plehrave.

26 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›