Zbarkon Holanda, por Roben nuk është: shtrohet në spital
Si ta transformosh një ndeshje perfekte, në një ditë për t’u harruar. Këtë e dinë mirë lojtarët e Holandës, të cilët kanë parë Arjen Robenin të ulej në tokë pas dhimbjeve të mëdha pak minuta para mbylljes së një ndeshjeje miqësore, atë ndaj Hungarisë, të cilën “tulipanët” po e dominonin 6-1. Pra, Holanda, një nga favoritet e detyruara të Botërorit, ka zbarkuar dje në Afrikën e Jugut, por nga shkallët e avionit nuk ka zbritur ylli i Bajernit të Mynihut, i cili ka qëndruar në atdhe për të kuptuar nëse do të marrë pjesë në Botëror apo jo. Ai që e ka konfirmuar këtë ishte kapiteni i portokallinjve, Xhovani Van Bronkhorst: “Sapo i dërguam një sms. Duhet të jetë në spital, e vetmja gjë që mund të bëjmë, është të shpresojmë se çdo gjë do të shkojë sa më mirë për të”. Ndërsa Uesli Shnajder, Pas Champions-it me Interin, është i uritur për të tjera trofe. Mesfushori holandez mezi pret të zbresë në fushë në Afrikën e Jugut. “Të vish në Kombëtare me tre tituj është një supermotivim”, thotë Shanjder, që me Interin fitoi titullin, Kupën e Italisë dhe Champions-in. “Por unë dua akoma më shumë”.
#