E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Ferati

Beg Ferati të shtunën iu është rikthyer fushës së blertë, pas plotë tetë javësh shkaku i një lëndimi të rëndë që e kishte pësuar në ndeshjen e tij debutuese me skuadrën gjermane Freiburg. Qysh në xhiron e gjashtë të garave kampionale në Bundesligë, mbrojtësi kosovar e pati pësuar një lëndim të rëndë në gjurin e këmbës së djathtë, në ndeshjen e pare të tij me Freiburgun ndaj Stuttgartit. Nga atëherë ish futbollisti i Baselit ishte në rehabilitim.

Mirëpo, ai tani e ka sajuar atë lëndim dhe të shtunën iu rikthye fushës së blertë në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi me rezultat 1:2 ndaj Nurnbergut, ku luan Albert Bunjaku, i cili nuk ishte pjesë e ekipit të tij në këtë takim. Ferati është aktivizuar në lojë në minutën e 64-të në vend të Hinke. Pavarësisht fitores ndaj Nurnbergut, Freiburgu gjendet në pjesën e poshtme të renditjes tabelore në Bundesligë, me vetëm 10 pikë të tubuara prej dymbëdhjetë ndeshjeve të zhvilluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›