E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia ngjitet ne vendin e trete ne kampionatin spanjoll

Pati shumë pak gola mbrëmë në gadishullin iberik, pasi rrjetat u tundën vetëm dy herë në 270 minuta. Dhe të vetmit gola që u shënuan ishin në Levante, aty ku skuadra vendase pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë shkaktuar nga Valencia. Në shënjestër goditën Havi Venta në minutën e 31-të dhe Tino Kosta në minutën e 50-të dhe Valencia bëri që gjërat në Primera të ktheheshin në normalitet.

“Valencia kthehet në tokën e saj”, shkruan “Marka”, duke iu referuar vendit të tretë që tashmë ka skuadra e trajnerit Unai Emeri, duke lënë pas Levanten dhe duke u barazuar ndoshta përkohësisht me pikë me Barcelonën, në kuotën 24.

Për trajnerin vendas, Huan Injacio Martinez, skuadra e tij meritoi të humbiste, por gjithashtu nuk pati fat.

Në dy ndeshjet e tjera të mbrëmjes nuk pati asnjë gol. Sevilja barazoi 0-0 në fushën e Majokës dhe po 0-0 barazoi Malaga në fushën e Betisit, duke respektuar në një farë mënyrë edhe parashikimet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›