Kthehet Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga u kthye sot nga vizita në München të Gjermanisë, ku mori pjesë në Konferencën e 49-të për Siguri.Gjatë pjesëmarrjes në konferencë, në të cilën ishin edhe shumë liderë shtetesh dhe personalitete të shquara nga e gjithë bota, presidentja e Kosovës zhvilloi një varg takimesh të rëndësishme.
Jahjaga zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joseph Biden, me të cilin diskutoi një varg çështjesh të rëndësishme. Ajo bashkëbisedoi me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, kongresisten amerikane dhe drejtoreshë e Qendrës Woodrow Wilson, Jane Harman, ish-zëvendësndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan.
Po kështu, zonja Jahjaga zhvilloi takime edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Llajçak, Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, ministrin e punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë, pjesëmarrës në këtë konferencë./Indeksonline/