E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionistët shpresojnë të kompensohen përmes Strasburgut

Pensionistët, të cilët kanë punuar në kohën e ish- Jugosllavisë, janë organizuar në Prizren dhe po dëshmojnë se ku kanë punuar. Këtë po e bëjnë me shpresën se do të kompensohen për pensionet të cilat po i mban Serbia, përmes Gjykatës së Strasburgut.

Ata po grumbullojnë dokumentacionin që të dëshmojnë se kanë qenë punëtorë të asaj kohe.

Një ish punëtor, Osman Ramadanaj ka thënë në Klan-Kosova: “Ka shumë pare tonat atje, duhet të na i kthejë, Serbia e Europa”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›