Kthehet frika e 11 shtatorit ne Nju Jork
Kthehet sërish frika në distriktin financiar të Nju Jorkut. Për më shumë se një orë është aktivizuar një alarm për shkak të një pakoje të dyshimtë të gjetur në kullën e dytë të Qendrës Financiare Botërore në Manhatanin e poshtëm. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një bombë dore. Të gjithë zyrat u boshatisën menjëherë deri sa u tëhoq dhe gjendja e alarmit. Kullat ndodhen vetëm disa blloqe larg Qendrës tregtare botërore, që u shkatërrua nga sulmi terrorist në 11 shtator 2001. Me mijëra persona kanë zbritur në rrugë të frikësuar se do të përjetonin të njëjtat momente. Por pas hetimeve u vërtetua që alarmi kishte qenë i rremë.