Gjykimi ne Hage i Mlladic Karaxhic e Sesel Holanda kercenohet me digat
Një shtetas serb ka që në muajin shkurt të ëktij viti që qarkullon një video të tij në you tube ku kërcënon Hollandën se do të shkatërrojë digat kryesore në vend për të shkaktuar përmbytje. Arsyeja e këtij kërcënimi është gjykimi në Hagë I Ratko Mlladiç, Radovan Karaxhiç dhe Vojislav Sesel.
Shërbimi Informativ holandez po heton dy incizime në YouTube në të cilat një shtetas serb kërcënon se do shkatërrojë një digë në Holandë, në shenjë proteste për shkak se në burgun e Hagës gjenden ende Ratko Mlladic, Radovan Karadzic dhe Vojislav Sesel. Shërbimi Informativ AIVD po kontrollon incizimet në të cilat një mashkull, i cili prezantohet si dr. Miroljub Petrovic, kërcënon se do të hedhë në erë digat e Holandës, nëse nuk lirohen të sipërpërmendurit. Në videon e cila është hedhur në rrjet që në muajin shkurt të këtij viti, Petrovic thotë se ka informata se grupi i intelektualëve serbë ka bërë plane për lirimin e patriotëve serb: Seseljin, Mladicin, Karazhicin dhe të tjerët”.
"Plani është që t’i dërgohet një ultimatum qeverisë kukull të Holandës, kur forcat patriotike do të marrin pushtetin në Serbi, për të liruar trimat serbë, në të kundërt, kjo digë e brishtë do të bombardohet dhe Holandën do ta presë një katastrofë e madhe”, thotë Petrovic. Pas monologut të tij, Petrovicit - i cili thotë se gjendet në bregun e Detit të Veriut, 20 kilometra larg Amsterdamit - i bashkohet “eksperti i digave”, me mbiemrin e njëjtë dhe emrin Vojislav, i cili flet për mundësitë e shkatërrimit të mbrojtjes holandeze nga përmbytjet.