E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Kameron vizite historike ne Burma

Dejvid Kamerun, kryeministri i Britanisë së Madhe ka kryer një vizitë historike në Burma, duke thënë se vendi ka dhënë shenja të qarta se po lëviz drejt demokracisë, dhe se Britania e Madhe mund të lehtësojë sanksionet e vëna më parë. Vizita shënon dhe fundin e turit të tij në Azinë Lindore për promovimin e interesave britanike. Kamerun kishte ndaluar më parë në Singapor ku është takuar me kryeministrin e vendit Li Long. Burma është udhëhequr për më shumë se gjysëm shekulli nga junta ushtarake, e cila burgosi shumë disidentë dhe vendosi një pushtet absolut. Për këtë arsye Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera vendosën sanksione ndaj vendit. Zgjedhjet e para të përgjithshme pas 20 vjetësh u mbajtën në vitin 2010. Instalimi i një qeverie civile por me mbështetje ushtarake mori pushtetin në mars të vitit 2011, duke ndërmarrë një seri reformash që çuan në lirimin e qindra të burgosurve politikë. Pritet që ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian të diskutojnë politikat që do të ndjekin tashmë ndaj vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›