Kthehet në Linkoping

Talentja me prejardhje nga qyteti i Mitrovicës, Kosovare Asllani sërish do të luajë në futbollin suedez. Sulmuesja 20-vjeçare prapë do ta veshë fanellën e klubit Linkopings, aty ku edhe bëri emër.
Chicago Red Stars ka mbetur jashtë paly offit në futbollin amerikan, derisa reprezentuesja e Suedisë ka vendosur të rikthehet në klubin suedez, më të cilin sezonin e kaluar fitoi titullin e kampionit.
“Është e shkëlqyeshme të kthehem në Linköping pas një sezoni në Amerikë, ku unë kam pasur një përvojë të mirë. Unë pres të rikthehem në rolin e lideres dhe ta ndihmoj klubin drejt sukseseve në kampionat dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Asllani për ueb faqen zyrtare të klubit, Linkoping.
Kosovare Asllani do ta bartë fanellën e klubit suedez në vazhdim të kampionatit, por ajo është e pasigurt se a do të kthehet sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Vitin e ardhshëm është Kampionati botëror në Gjermani. Unë dua të përqendrohem për atë garë, e cila është shumë e rëndësishme”, theksoi sulmuesja mitrovicase, e cila nga 15 gushti do të jetë në dispozicion të klubit suedez.
Në Linkoping, ajo do të jetë një përforcim i mirë për skuadrën, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve këtë vjeshtë.
“Ajo ka përvojë nga ndeshjet e mëparshme në Ligën e Kampionëve dhe në kampionat. Gjithashtu jemi shumë të kënaqur që atë do ta shohim sërish duke luajtur para publikut tonë ", thotë trajneri i Linkopingut, Jorgen Petersson.
Kosovare Asllani ishte pjesë e Linkopingut nga viti 2007. Ajo në sezonin 2009 shkëlqeu në fanellën e kësaj skuadre, ku realizoi njëmbëdhjetë gola dhe udhëhoqi ekipin drejt titullit të kampionit.
Ajo vitin e kaluar u transferua te klubi amerikan, Chicago Red Stars. Por Kosovaren nuk e përcolli fati, pasi pësoi një lëndim që e pengoi t’i tregojë vlerat. Ajo me klubin amerikan ka zhvilluar 13 ndeshje, ku realizoi vetëm dy gola.