Berisha Regjistri dixhital konsolidon transparencen ne drejtesi
Në përurimin e projektit të Regjistrit Dixhital Noterial, e-Noteria, kryeministri Sali Berisha tha se kjo është një arritje të madhe në konsolidimin e transparencës në fushën e drejtësisë.
Berisha u shpreh se Ministria e Drejtësisë, në një hark kohor të shkurtër arriti të aplikojë në themel të punës së sistemit të drejtësisë transparencën më të madhe, projektet dixhitale, të cilat janë në interesin më të mirë të qytetarit.
"Kjo ministri qëndron në krye të agjencive për sukseset e saj në fushën dixhitale. Këto arritje do të kenë një ndikim të madh afatgjatë në këtë sistem jetik për funksionimin e shtetit ligjor",- tha kreu i qeverisë.
Për kryeministrin, noterët luajnë një rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e sistemit të drejtësisë. "Transparenca është bërë gjithnjë e më shumë një kusht i domosdoshëm i veprimtarisë sonë. Në çdo hap, nëse shoqërohet nga transparenca, kemi sigurinë më të madhe që konsolidohet nga një kod etik pune. Jemi dëshmitarë të vendosmërisë së zyrës së noterëve për të përqafuar sistemet e reja të transparencës"-vijoi Berisha.
Sipas tij për të aplikuar një sistem të ri duhet më parë të kesh një mendje të hapur dhe në rastin e teknologjisë dixhitale, të mos kesh frikë nga transparenca, por përkundrazi ta aplikosh atë si një mburojë të vërtetë të veprimtarisë tënde, për një standard të ri ndaj qytetarëve shqiptarë.
Një vit më parë Ministria e Drejtësisë nisi reformën e dixhitalizimit të noterisë. Pas krijimit të sistemit “One stop shop për noterët” këtë të premte u përurua regjistri noterial shqiptar, dixhital. “Epoka e regjistrave prej letre mbyllet këtu. Që prej 1 marsit ai do të jetë funksional në gjithë Shqipërinë”-deklaroi ministri Halimi.
“Arkiva kombëtare e regjistrit notarial dixhital, është reforma më e re që ne sjellim sot për reformen e sistemit të drejtësisë. Sistemi është i lidhur me sistemin OSS – Noterët për të parë çertifikatën e pronësisë si dhe ofron mundësinë që të lidhet me sisteme të tjerë kombëtarë". tha ai.