Lion-Bajern, përcaktohet finalistja e parë

Liga e Kampioneve do te mesoje sot ne mbremje skuadren e pare finaliste, pasi Olimpiku i Lionit do te prese ne fushen e tij Bajernin e Mynihut ne ndeshjen e kthimit per gjysmëfinalet e kompeticionit me te rendesishem te futbollit evropian per klube. Fitorja 1-0 ne sfiden e pare te luajtur ne “Allianz Arena” favorizon gjermanet e drejtuar nga Louis Van Gal, qe mund te kualifikohen edhe me nje barazim. Gjithsesi, trajneri e skuadres bavareze ka thene se formacioni i tij do te zbrese ne fushen e lojes per fitore. “Asgje nuk eshte vendosur dhe nuk mund te luajme per nje barazim.
Ne do te beje ndeshjen tone dhe do te kerkojme ta fitojme ate”, ka thene Van Gal, i cili duhet te zgjidhe kete sfide me shume mungesa te rendesishme si ato ne mbrojtje te Demichelis, Van Byjten dhe Kontetos, por edhe Frank Ribery te skualifikuar per shkak te kartonit te kuq te marre ne ndeshjen e pare. Lajmi i mire per gjermanet eshte rikthimi i kapitenit Mark Van Bommel. Nga ana tjeter, vendasit e Lionit do te kerkojne përmbysjen e rezultatit te pare, per te arritur nje finale historike ne Ligen e kampioneve. Trajneri francez Claude Pyel eshte shprehur se skuadra e tij i ka gjitha mundesite te shkoje ne finalen e Champions. “Kemi 90 minuta ne dispozicion per te shenuar.
Do te jete e veshtire, por i kemi te gjitha mundesite per t’u kualifikuar”, ka bere te ditur Pyel. Mungesa e vetme e francezeve eshte ajo e mesfushorit Jeremy Toulalan. Skuadra qe do te kualifikohet do te luaje ne finalen e 22 majit kunder ekipit qe do te dale nga përballja e se merkures Barcelona-Inter.
Nertan Prifti