E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA: Magic fitojnë edhe ndeshjen e katërt


Orlando Magic ka triumfuar në rundin a parë të play-offit duke shënuar edhe fitoren e katërt ndaj Charlotte Bobcats me rezultat 99-90.

Vince Carter shënoi 21 pikë, ndërsa Jameer Nelson 18 për të ndihmuar Magic të bëhen ekipi i parë që kualifikohet në rundin e dytë të play-offit.

Ata do të përballen ose me Milwaukee Bucks ose me Atlanta Hawks, ekipe që kanë barazuar ndeshjet në 2-2 pas fitores prej 111-104 të Bucks gjatë të hënës.

Tyrus Thomas shënoi 21 pikë dhe nëntë kërcime për debutuesit e pas-sezonit, Charlotte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›