E Diel, 1 Nëntor 2026

Depresion nga varferia, i ve zjarrin shtepise

Fier - Nje 33-vjecar, nga qyteti i Fierit, do te hetohet ne gjendje te lire, pasi dyshohet se i ka vene zjarrin shtepise se tij. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit thane se Viron Vaqo, banor i lagjes "8 shkurti", ka rrezikuar jeten e familjareve te tij mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, teksa i ka vene flaken shtepise. Te njejtat burime thane se 33-vjecari kishte kohe qe ishte i papune dhe familja e tij jetonte ne nje gjendje te mjeruar ekonomike. Dyshohet se pikerisht keto probleme te akumuluara prej vitesh kane shkaktuar nje gjendje te rende depresive te 33-vjecarit, cka ka bere qe te arrije deri ne gjestin e deshperuar.
Xh.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›