Kthehuni në rrugën që shpejton integrimin e Shqipërisë në Evropë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta i apelon nga Nju-Jorku lidershipit të Partisë Socialiste
TIRANE – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta i apeloi dje nga Nju Jorku, Partisë Socialiste që të rikthehet në kuvend, për të ndjekur rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Duke iu referuar axhendës intensive të takimeve në SHBA, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së, zv/kryeministri Ilir Meta tha se qëllimi kryesor ka qenë promovimi i Shqipërisë, si një vend i denjë, për të marrë përgjegjësitë madhore në sfidat globale dhe në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Po ashtu, Meta shtoi se ka marrë garanci të plotë nga kancelaritë e Brukselit, për liberalizmin e vizave me Shqipërinë. Ndërsa, edhe çështja e statusit të kandidatit dhe lobimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kanë qenë tematikat e diskutuara gjatë serisë së gjatë të takimeve në Nju Jork.
Z. Meta ju keni pasur një sërë takime dy paleshe mjaft dhe shumë paleshe, cili ka qenë thelbi i diskutimeve tuaja?
Në takimet shumë paleshe, qëllimi im kryesor ka qenë afrimi i Shqipërisë si një vend i angazhuar, për të marrë dhe për të ndarë përgjegjësitë e saj në sfidat globale sot të cilat kanë qenë dhe në qendër të debateve, që nga ndryshimi i klimës, përpjekjet për një botë më të siguritë, për ndalimin e përhapjes të armeve bërthamore. Por natyrisht që ne kemi qenë dhe jemi tepër të angazhuar për të shfrytëzuar këtë mundësi këtu, për të nxitur më tej përkrahjen e Bashkimit Evropian sidomos në drejtim të procesi të liberalizimit të vizave të Shqipërisë me vendet e Bashkimin Evropian. Dhe në drejtim për të përparuar në procesin tonë të aplikimit si një vend kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian dhe natyrisht që është një çështje shumë e rëndësishme që ka dominuar në përgjithësi axhendën tonë në takimet në komision për nxitje të mëtejshme të njohësh ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Ju e njihni mjaft mirë PS-në, sot po bëhen zgjedhje për kryetarin dhe do të vendosin për çështjen e bojkotit, cili është mendimi juaj?
Për mua nuk është e rëndësishme që socialistët zgjedhin Ramën apo Lakrorin, për mua dhe për gjithë shqiptarët është që socialistët të marrin rrugën që shpejton integrimin e Shqipërisë në Evropë. Duke dhënë fund bojkotin që është një politikë e vjetër destruktive e cila nuk sjellë aspak shanse më të mira për vetë socialistët për marr në procesin e integrimit evropian.
Z. Meta hyrja juaj në koalicion me PD, a ju ka larguar përfundimisht nga e majta tradicionale?
Absolutisht ky koalicion tregoi se LSI-ja, është një forcë e majtë evropiane dhe liberale e çliruar nga dogma të tilla të cilat nuk e ndihmojë politikën shqiptare dhe mbi të gjitha të realizojnë sa më shpejt ëndrrën e tyre.
Çfarë të reje ofron LSI-ja koalicionit me PD, brenda koalicionit qeveritar, a do të shërbeni ju oponencë ndaj kryeministrit Berisha, ku në të kaluarën e keni akuzuar ashpër për korrupsion dhe për presion?
Të rejat që LSI-ja ka në këtë koalicion jo vetëm risia që kemi një koalicion të tillë në vendin tonë, falë dhe sistemit proporcional për herë të parë, por kemi një koalicion që është ndërtuar mbi një marrëveshje programore që LSI ka të qartë që do të mbajë disa nga premtimet kryesore që kemi mbajtur në fushatën tonë elektorale. Një koalicion mbi të gjitha programor një koalicion që do të jetë në interes të gjithë vendit.
Përpara zgjedhjeve ju e konsideronit një mashtrim premtimet si të PS dhe të PD, për të krijuar dhe 100mijë vende të punës në Shqipëri, ku në programin e Shqipërisë parashikon 160mijë vende të reja, çfarë ka ndryshuar?
Mendoj se angazhimi ynë ka qenë i mbështetur mbi argumentin për hapjen e 100mijë vende të reja pune, të viteve që vijnë kjo ka qenë një insistim e PD, për ta vendos në programin e qeverisë i cili ka qenë dhe përpara këtyre zgjedhjeve 160mijë vende të reja pune. Ne dëshirojmë të tejkalohet ky numër, pavarësisht se është tepër ambicioz. Mbi të gjitha e rëndësishme është se punësimi është një prioritet madhor i këtij koalicioni dhe kësaj qeverie, ku besoj që qytetarët do ti vlerësojnë përpjekjet. Dhe për të investuar në ato sektorë të krijojë mundësi të hapen këto vende të reja.
Z. Meta çfarë po bën Ministria e Jashtme, konkretisht për të loguar për Kosovën?
Mendoj se edhe pjesëmarrja në këtë takime në funksion të njohjeve të reja të pavarësisë të Kosovës. Ministria Jashtme dhe qeveria shqiptare prej kohësh janë angazhuar për njohjen e Kosovës dhe kjo sjellë rezultatet e saj. Dhe kjo kërkon një angazhim të ri, ku besoj se në javët dhe në muajt që vijnë, shumë sfida ashtu siç është edhe diskutimi për çështjen e Kosovës në gjykatën ndërkombëtare, por jam optimist sepse kemi folur dhe me qeverinë e Kosovës dhe me qeveri e gjithë vendeve të tjera të cilat kanë qenë të bindura, është shumë e rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit.