E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kthejnë hapësirat publike në parking me pagesë/ Policia zbarkon në bregdet, procedon 4 persona

Policia ka liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Gjatë aksionit të ditës së sotme janë evidentuar 4 raste të pushtimit të hapësirave publike, afër zonave bregdetare, me qëllim përdorimin e tyre për parking me pagesë, kryesisht për turistët dhe vizitorët. Ndërsa janë proceduar penalisht 4 shtetas që ushtronin veprimtarinë e paligjshme.  

“Procedohen penalisht 4 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara prej saj. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim evidentimin e rasteve të zënies së hapësirave publike në mënyrë të paligjshme, për përfitime ekonomike, kanë evidentuar 4 raste të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta “shtetas kishin zënë në mënyrë të paligjshme, hapësira publike të dedikuara për parking pa pagesë, dhe i përdornin ato në mënyrë të paligjshme, për të përfituar pagesat për parkimin e automjeteve, kryesisht nga vizitorët dhe turistët”    

 “Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:  

  • A. T., 38 vjeç, A. K., 45 vjeç, Sh. A., 58 vjeç dhe F. N., 59 vjeç, banues në Sarandë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin zënë në mënyrë të paligjshme, hapësira publike të dedikuara për parking pa pagesë, dhe i përdornin ato në mënyrë të paligjshme, për të përfituar pagesat për parkimin e automjeteve, kryesisht nga vizitorët dhe turistët”, shkruhet në njoftimin e policisë.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›