Kthese pozitive e situates

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Ministri i Bujqësisë Genc Ruli inspektuan në Pukë gjendjen e rrugëve dhe problematikën e krijuar nga reshjet e dëborës. Ndërsa udhëtuan deri në Qafën e Malit ku bashkohen rrugët që lidhin Pukën me Kukësin dhe Tropojën, ministrat Nishani e Ruli vlerësuan faktin se strukturat dhe mjetet e angazhuara kanë punuar me përkushtim dhe me orare të zgjatura. Ministri Nishani theksoi se bashkëpunimi, komunikimi dhe koordinimi ka rezultuar i suksesshëm për përballimin e problematikës së krijuar nga reshjet e dëborës. Në ndihmë të forcave tona do të vijë një helikopter nga Luksemburgu që fluturon edhe në kushte të vështira atmosferike, informoi Ministri Nishani.
Ministri i Bujqësisë Genc Ruli theksoi se megjithëse situata është në momentin e kthesës pozitive, sfida do të përfundojë ditën që do të zhbllokohet dhe familja e fundit e izoluar, ndaj kjo betejë do të fitohet në sajë të solidaritetit të të gjithë strukturave të angazhuara.
Ministrat Nishani dhe Ruli zhvilluan edhe takime në Bashkinë Fushë-Arrëz e më tej në komunën Qafë Mali me kryetarët e njësive vendore të Pukës dhe drejtuesit e qarkut Shkodër. Drejtuesit vendorë vlerësuan maksimalisht angazhimin e qeverisë dhe zbatimin me rigorozitet të planveprimit të komitetit ndërministror.