E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceremonia e hapjes se ambasades se Kosoves ne Tirane

“Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj ka ftuar të marrin pjesë të gjitha autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Sqarojmë se nuk është kompetencë e asambsadës së Republikës së Kosovës në Tiranë që të bëjë ftesa për ceremonitë apo veprimtaritë që organizojnë institucionet e shtetit shqiptar, të nivelit qendror apo lokal. Sqarojmë gjithashtu se në veprimtaritë e organizuara nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, protokolli i shtetit shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka akses”. Ki ishte sqarimi i ardhur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, lidhur me artikullin e publikuar sot në median e shkruar, sa i takon ftesës për pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të shtetit në ceremoninë e hapjes së kësaj ambasade.
Kështu, në njoftimin e saj për shty ambasada sqaroi se “duke marrë shkas nga një artikull në të përditshmen “Shekulli” datë 18 shkurt, me titull “Kosova, Topi dhe Rama nuk marrin ftesë nga MPJ”, sqarojmë median dhe opinionin e gjëre publik se ceremonia e organizuar me rastin  e 4 vjetorit të shpalljes së pavarësise së Kosovës, përurimi i selisë së ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe pritja me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës janë organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa ceremonia e përurimit të rrugës “Ibrahim Rugova” ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›