Moti i keq situata e emergjencave ne Shqiperi
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani gjatë një interviste për “ABC News” pasqyroi në detaje situatën aktuale në të gjitha zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore. Në vlerësimin e ministrit Nishani situata nga moti është në përmirësim dhe është shfrytëzuar pikërisht ky ndryshim klimaterike për hapjen e të gjitha rrugëve të bllokuara.
“Situata nga moti është në përmirësim dhe kjo është bërë e mundur nga puna intensive e shtabit. Janë zhbllokuar si akset kombëtare dhe ato nacionale. Duhet vënë në dukje se bashkëpunim me kryetarët e komunave ka qenë mjaft i mirë dhe angazhimi i Shtabit të Emergjencave ka qenë maksimal. Vetë salla operative e emergjencave është në dispozicion 24 orë, me qëllim marjen në kohë të çdo informacioni në ndihmë të zonave të bllokuara”, vuri në dukje ministri Nishani.
Në vlerësimin e Ministrit të Brendshëm zonat më problematike janë ato në qarkun e Kukësit dhe të Dibrës, por që shtabi po bën të pamundurën për të shpëtuar çdo jetë njerëzore, jo vetëm në këto zona, por në të gjitha ato komuna ku gjendja ka qenë e vështirë.
Njëkohësisht, ministri Nishani shprehu gadishmërinë e plotë të Shtabit të Emergjencave për të zhbllokuar dhe komunën më të largët dhe për t’u ardhur në ndihmë çdo banori, deri në përfundimin me sukses të kësaj situate.
Sipas tij, mesazhet e ardhura nga opozita nuk kanë pasur në thelb një sensibilitet qytetar. Ajo ka mekanizma shumë të rëndësishme për të ardhur në ndihmë të kësaj situate dhe kjo duke shpërndarë ndihma, por të kontribuojë në mirëfunksionimin e mekanizmit të vetëm, që është shteti.