Bora Ministria e Brendshme jep panoramen reale

Ministria e Brendshme paraqiti situatën reale në zonat verilindore e juglindore të vendit. Kështu, gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi për shtyp i kësaj ministrie, Fatmir Konja dha një panoramë reale të atmosferës në terren, ku evidentoi faktin se janë bërë përpjekjet maksimale për zhbllokimin e të gjitha rrugëve, qofshin ato kombëtare apo dhe rajonale.
“Është punuar për hapjen e të gjitha rrugëve. Në Shkodër është punuar për hapjen e rrugëve. Ndërkohë që Korçë janë hapur të gjitha akset”, u shpreh Konja, gjatë fjalës së tij.
Njëkohësisht, sipas tij, në ndihmë të banorëve në zonat e bllokuara janë kryer fluturime, si për furnizim me ushqime ashtu dhe transportimin e të sëmurëve drejt qendrave shëndetësore.
Por nga ana tjetër, Konja evidentoi faktin se janë 27 komuna të bllokuara nga dëbora, për të cilat po punohet për përmirësimin e situatës.