Cilesia e ajrit ne Tirane

Kryeqyteti i Shqipërisë prej vitesh është renditur në listën e qyteteve të zonës me rrezik shëndetësor. Grimcat e imta, ozon, dioksid azoti e benzen janë tej normave të lejuara të Bashkimit Europian. Nga 35 ditë të lejuara sipas legjislacionit të Komunitetit Evropian për tejkalimin e normës ditore, në Tiranë kjo është në rreth 150 ditë në vit.
Ndotja e ajrit në Tiranë që është dy herë më e lartë se norma e përcaktuar nga Bashkimi Europian, ka bashkuar në një grup pune Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Mjedisit dhe Bashkinë e Tiranës të cilët po hartojnë një plan masash.