E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthim nga ferri

E survejuar dhe e denoncuar nga miqte ne diktature. Autorja e librit autobiografik Vila me dy porta tregoi ne takimin Pasojat e diktatures pervojen personale me ish-mikeshat e saj.


Vera Bekteshi Gjithkush eshte i lire te zgjedhe te jetoje i poshteruar edhe nga punonjesi me i parendesishem i sigurimit apo te jetoje ne mizerje. Pati qe zgjodhen te dyten dhe une jam plotesisht me ta.


Per shkak te profesionit tim kam dale shume here perpara auditoreve te ndryshem por eshte e para here qe dal perpara nje auditori per te treguar eksperiencen me te thelle te jetes sime.


Referatin e kam ndertuar ne formen e nje rrefimi qe shpresoj te konsiderohet si nje diversitet i qasjes ndaj temes Pasojat e diktatures trajtimi i shtypjes dhe mesimet qe nxjerrim prej saje. Kam rrefyer fatin e kater personazheve te gjalla bashkemoshatareve te mija qe jane


Natasha Nadja Mira dhe Vera d.m.th une.
Nje te diel duke rremuar neper fotot e vjetra bardh e zi ndava nje prej tyre. Ishte nje fotografi e kohes se shkolles shtate vjecare e viteve 60-te


Kater vajza te ulura ne bar me floke te shpupurisura nga era e dimrit te mberthyera ne palltot e leshta me kembe te mbeshtjella e te mbuluara. Pervec ketij pozicioni ne kishim te perbashket edhe vitin e lindjes vitin e studimit ne klasen e 7-te a jetonim ne te njejten rruge te Tiranes se Re dhe...dhe ishim te gezuara...
Ne ishim shoqe te pa ndara. Holle-holle kishim nje nen ndarje
Une dhe Natasha Nadja dhe Mira.

Shtepite ku banonim renditeshin ne Rrugen Pjeter Bogdani sipas rangut familjar. Shtepia e Nadjes ishte nje vile e bukur me kopsht te lulezuar dhe me shkallet e brendshme te shtruara me tapet vishnje. I ati ishte nga njerezit kryesore te pushtetit ne Shqiperi dhe dobesia e tij me e madhe ish e bija.

Shtepia ime vinte e dyta ishte pjese e nje vile por pa kopsht te lulezuar. Im ate kish pushtet te rangut te dyte me qe ishte anetar i Komitetit Qendror. Te dy prinderit e mi u shkolluan pas martese babai ne Moske dhe mamaja studioi drejtesi ne USHT. Natasha banonte ne te njejten ane te rruges me mua dhe hyrja e saj ish pjese e nje pallati te madh italian. I ati ish anetar i Gjykates se larte dhe kish studiuar ne Paris. E ema dhe ajo e arsimuar diku jashte. Me sa kisha kuptuar une i ati i saj ende enderronte jeten e Parisit.


Mira banonte ne nje apartament ne fund te rruges nga ata me tulla te kuqe qe ndertoheshin ne kohen e socializmit.


Nuk e di pse ai apartament mbante gjithnje ere fshati kete ere do ta ndeshja perseri pas shume vitesh kur do banoja vete atje. Prinderit e saje ishin pa universitet sikurse dhe ata te Nadjes por ne ndryshim me ta nuk kishin pozite te larte. I ati i vellai i tij dhe te bijte e tyre me pas ishin ose u bene fuksa. Pasioni i te atit te Mires ishin femrat. Kjo mbase qe arsyeja qe mbas miqesise se ngushte me Nadjen ne pozite nuk u ngrit i ati por e ema.


Ajo qe e vetmja ne familje qe kish sy te shuar. Gjithe te tjeret kishin ca sy qe dukeshin sikur digjeshin perbrenda. Sjelljet e gjyshit te Mires nuk na pelqenin ne te triave keshtu qe vendi yne i preferuar per te mesuar dhe defryer u be shtepia e Natashes.


Aty gatuhej me se miri me bollek dhe ne fund te cdo ngrenie servirej djathe gjirokastre. Xhaxhai i saj banonte ne Amerike dhe ata svuajten kurre per para.
Shtate vitet e shkolles mund ti quash me te miret e jetes sone te perbashket.


Natasha u nda nga grupi e para fill pas fiksimit te asaj fotos ne piknik foto qe mbeti i vetmi kujtim i perbashket. Iku pa deshiren e saj iku sepse familja u shperngul ne Berat ngaqe i ati pesoi nje ulje ne detyre dhe ne Parti. Me sakte i ati i Natashes u perjashtua prej saj. U quajt element antiparti. Ketu duhet pak kujdes ne shpjegim termash per ata qe se kane jetuar ate kohe


Megjithese Partia qe e para e para ne liste bile para atdheut para popullit para vete familjes te quheshe element antiparti ishe me pak i denuar se sa te quheshe armik i popullit. Sepse nuk qe tamam ashtu sic pretendohej se ne sistemin socialist rendesi kish permbajtja jo forma. Kish rendesi forma qe cke me te. Ishe me fat po te vihej nofka e pare si ne rastin e Natashes.


Ne te tria qe mbetem vazhduam gjimnazin Petro Nini ne Tirane Natasha nje gjimnaz ne Berat. Pastaj me erdhi radha mua te ndahesha nga grupi tresh kur mbaruam te mesmen sepse nuk zgjodha arkitekturen si Nadja me Miren por fiziken.

Ne ditet e para te shtatorit vit qe filluam studimet e larta e takova Natashen ne shkallet e godines qendrore te Universitetit Shteteror te Tiranes.


Kish filluar studimet ne arkitekture ne te njejtin grup me shoqet e vjetra te femijerise.
Ne fillim te vitit te dyte universitar e takova perseri Natashen kete here ne shkallet e fakultetit tim.


Ajo kish nderruar dege sepse nuk ja kish dale dot as me arkitekturen as me shoqet e vjetra qe jo vetem se shoqeronin me por si jepnin as te njohur. Gojet e liga thoshin se Nadja qe kujdesur qe Natasha te mos studionte as ne te njejten dege as ne nje grup me te.


Matematika si dege e veshtire konsiderohej me e pershtatshme per te deklasuarit e moderuar sepse per te tjeret ish absolutisht e ndaluar per armiqte e popullit p.sh.
Ne degen e matematikes ku studioi per kater vjet ajo jo vetem nuk u dallua ne mesime si me pare por edhe skish ndonje shoqeri te qendrueshme.


Nuk besoj se ish shkak denimi i te atit shoket i ruheshin dickaje tjeter dickaje qe i endej si tis dhe qe une e ndjeva nga takimet e rastesishme qe pata me te gjate viteve te studimeve.


Fillova edhe une ta shmang sepse tek ne askush skish imunitet lidhur me statusin e vet politik. Te nesermen mund te gdhiheshe nga pala armiqesore me pushtetin edhe per shkak te disa fjaleve te pamatura mire.


Pas studimeve secila shkoi ne pune te vet pra u ndame perfundimisht nga njera-tjetra. Mira u martua pa dashuri me nje diplomat shkoi me te jashte shtetit dhe prej asaj kohe nuk u kthye me ne Shqiperi vecse per pushime.
Une fillova punen shkencore fillimisht ne nje Institut studimesh e me pas ne Fakultetin ku kisha studiuar.


Nadja punoi si arkitekte e me pas edhe ajo ne fakultetin respektiv ne Tirane.
Natasha u emerua ne Berat mesuese matematike deri ne momentin qe i vellai u arrestua dhe denua per sabotazh.


Une se pashe me per vite por e dija se te pakten familja e saj nuk u zhvendos nga Berati ne ndonje fshat te larget mbeti brenda ne qytet qe mund ta konsideroje perseri fat pas gjyqit special qe ju be te vellait. Te kishin pasur meshire per te emen e paralizuar Nuk ish zakon te meshirohej e ema e nje sabotatori


Takoheshim nganjehere kur ajo vinte te kusherinjte ne Tirane ish plakur para kohe dhe ish transformuar. Sa here takohesha behesha keq jo vetem se ajo tashme ish nga pala kundershtare me pushtetin por me linte nje shije te hidhur asaj nuk i besohej me per asgje genjeshtra ish bere tipari i saje kryesor perkunder gezimit dhe humorit te rinise se hershme.


Ne vitin 1974 u zbulua grupi armiqesor ne ushtri. Nate kohe im ate ish gjeneral lejtnant dhe drejtor i Institutit te Studimeve Ushtarake. Ish nder te paret ne liste edhe per arsye te funksioneve ne Parti si anetar i Komitet Qendror te saj.


Ne librin tim te publikuar vjet Vila me dy Porta permes historise se familjes sime pershkruhen shkurtimisht denimet politike te grupeve te ndryshme te djathta e te majta nga vendosja e pushtetit te komunisteve tek ne por kryesisht jam ndalur ne ate qe u quajt Fshesa e Hekurt. Me ane te kesaj fshese ushtrise shqiptare ju be nje spastrim rrenjesor duke denuar me pushkatime dhe burgime te gjata oficeret nga grada major e lart.


Akuza kryesore ishte ajo e komplotit ne organizimin e nje grusht e shtetine Shqiperi. Ishte koha e miqesise se madhe me Kinen dhe te influencuar nga Revolucioni Kulturor i tyre edhe kundershtimi per heqjen e gradave ne ushtri mund te te rendiste ne radhen e komplotisteve. Per grupet e majta ky qe nje denim i pashembullt per nga permasat njerezore dhe familjare.


Familja ime si shume te tjera u fshine prej kesaj fshese.
Ne dhjetor te atij viti familja ime ame u debua nga Tirana per ne Berat. Nate kohe une vete isha pedagoge ne fakultetin e Shkencave te Natyres nene e re me djalin nje vjec dhe me nje burre diplomat.


Brenda disa dhjetera oresh u gjenda pa pune dhe pa shtepi ne Tirane por me nje divorc politik dhe nje femije qe qante pa pushim plus urdhrit te prere per tu larguar brenda 24 oresh. Prej ketij momenti deri ne kthimin tone ne Tirane me 1991 nuk do kish me urdhra per tu larguar por zhvendosje te organizuar me ushtare te armatosur me automatike.


Skenat e njerezve qe debohen nga kjo lloj ushtrie e vogel do me mbetej perhere nen lekure si dicka tronditese dhe qe do ta rijetoja pothuaj me te njejtin intensitet sa here do me dilnin para sysh skena te ngjashme nga librat apo filmat.
Destinacioni im si dhe i gjithe familjes sime qe Berati.


E dinim se atje na priste Natasha por ne fakt ajo u be e gjalle me perpara mberritjes sone atje. Kish ardhur ne Tirane pak kohe pas denimit te tim eti.
Do isha perseri me te ate vit qe qendruam ne Berat dhe pese vjet te tjera te internimit ne fshatin Kutalli.


Nuk eshte ndonje tmerr i madh te mesohesh pa jeten e kryeqytetit te privohesh nga puna jote e dashur nga miqte apo partneri te mos kesh as nje pike rehatie dhe te jetosh ne kushtet e mungeses se ujit ushqimeve primare te jetosh ne nje hapesire te ngushte te kontrolluar pa nda nga mikrofone te instaluar sdihet se ku.


Nuk eshte ndonje tmerr te punosh 18-20 ore ne fushatat e veres dhe disi me pak ne dimer te mos kesh asnje dite pushim dhe te paguhesh sa per te mbajtur frymen gjalle te mos kesh mundesi te pish nje kafe vetem a me te tjere te harrosh ceshte shetitja ceshte deti cjane gjithe ato cikerrima qe perbejne shijen e jetes...
Veshtire ishte tjeter gje.


Veshtire ishte te mos dije ti jepje pergjigje pyetjeve te femijes tend te admirueshem qe rritej pa femijeri veshtire ishte te shihje syte e prinderve te tu qe ndiheshin ne faj per kete situate veshtire ishte te mesoheshe me faktin se rinia jote do grisej cope-cope ne ato vende te humbura veshtire ishte te shihje vellezerit dhe sidomos motren te voglen e femijeve qe nuk do te kishte asnje mundesi te provonte dashurine...


e veshtire ishte mungesa totale e lirise por me e veshtire akoma ishte pasiguria qe pushteti te impononte ne cdo rast dhe cast se asgje nuk eshte jotja as familja as puna as banesa as miqte as zakonet e vogla te perditshme as ai status mjeran qe te kane dhene sepse ka edhe me keq... ka me keq brenda statusit tend mjeran te internimit por ka edhe burg tortura vdekje.


Vertet pas 5 vjetesh per ne pati edhe me keq. Brenda nje intervali te shkurter kohe pas nje dite te lodhshme 20 oreshe ne perpunimin e duhanit plackat tona te pergjysmuara u verviten maje ca kamioneve Skoda dhe familja ime mori rrugen per nje destinacion te panjohur por qartesisht te kuptueshem per tek nje vend me i larget dhe me i varfer. Ishim te rrethuar nga nje ushtri e vogel ushtaresh te rinj qe mundoheshin me kot te egersonin fytyrat e tyre.


Kete situate dhe te tjera si keto jam perpjekur ti pershkruaj ne liber me grotesk sepse me besoni me gjithe deshperimin e madh qe na jepte kjo shperngulje per me keq megjithese lodhja dhe tensioni ishin ne ekstrem ne sna mbetej tjeter gje vecse te qeshnim.


Ne fshatin ku u shperngulem ne kooperativen e Sheqezes ku kishte gra qe punonin zbathur edhe ne dimer qendruam 11 vjet.


Keto vite Natasha nuk u pa asnjehere. Por sapo mberritem ne vend banimin e ri se patem aspak te veshtire per ta kuptuar se ajo ish zevendesuar me te tjera nga komuniteti i te denuarve tiranas dhe qe mund ta kryenin detyren e bashkepunetorit te rekrutuar po aq mire sa ajo.


Keto 11 vite nga shoqet e mia te femijerise dhe rinise pashe vetem Nadjen permes televizorit ne emisione apo rubrika pasi qe ajo po ecte e sigurt ne karrieren e nisur.


Qe e vetmja qe dukej e qete ne gjithe boten qe na rrethonte. Mendoj se kete status te paarritshem ne socializem ja kishin siguruar prinderit me perpjekjet e tyre te pakufishme si puthadore te diktatorit cilesi qe edhe ajo i kish misheruar me kohe.


Mira ish larg botes sone por e lidhur me fije te padukshme qe ja siguronte shoqja e saj e fuqishme. Ne librin tim ato sfigurojne askund megjithese ne kujtimet e mija kishin goxha vend.


Ai pushtet nderhyri deri tek memoria jone duke ja zene asaj hapesiren me te perditshmen imponuese. Nuk figurojne ato qe u bene indiferente ose edhe qe mund te jene tallur me vuajtjet e shoqeve te vjetra. Figuron vetem Tasha pa mbiemer dhe pikerisht me kete emer te shkurtuar figuron ajo ngaqe pushteti na armiqesoi duke na vene perballe.


Megjithate megjithese jam munduar te fal sa me shume ne kete rast do arsyetoj ne menyre krejtesisht ekzistenciale


Gjithkush eshte i lire te zgjedhe. Te zgjedhe te jetoje i poshteruar edhe nga punonjesi me i parendesishem i sigurimit vecse per te siguruar nje komoditet minimal apo te jetoje ne mizerje ndoshta edhe ne burg por pa e ndjere kete poshterim. Pati qe zgjodhen te dyten dhe une jam plotesisht me ta.


Ne vitin 1991 pas renies se Murit te Berlinit dhe gjithe ndryshimeve qe pasuan ne bote une u ktheva ne Tirane se bashku me familjen time.


Per shkak te studimeve te kryera dhe punes disa vjecare para internimit une pata fatin te rifilloj punen ne ate Institut studimesh ku kisha filluar punen per here te pare.
Filloi per mua dhe te tjeret si une nje kohe e trazuar me veshtiresi te panumerta.
Ne nje nga intermexot e librit tim e kam shprehur keshtu kete gjendje


Mbaj mend nje nate fund dimri fillim pranvere te vitit 1991. Isha ne kembe tek Zogu i Zi ne rruge e shkujdesur kur po e shihja qarte se nje qime me ndante nga nje makine qe vinte drejt meje me shpejtesi.


Ne cast po mendohesha ta shmangja apo te futesha ne rrotat e saje nga qe para syve te mendjes me doli e qarte pamja e nje lufte te re po aq te gjate qe me duhej te perballoja ne vitet qe do te vinin per tu perfshire ne vorbullen e jetes qe sapo kishim filluar perseri ne Tirane...


Ketu del serish ne skene Natasha. Nga xhaxhai i saje amerikan kish trasheguar nje vile njekateshe me kopsht nje oaz te vertete qetesie dhe mireqenieje.


Por ajo se pasqyronte aspak kete gjendje. Ish mbledhur nje grusht qeshte po jo si ne rinine e hershme me mire te them ngerdheshej por jo nga gezimi i jetes tani gezohej nga disa barcaleta banale dhe ...kish filluar te pinte pa mase. Vendosa te mos e takoj me. Sepse pikerisht kesaj radhe u binda perfundimisht per dyshimet e vjetra por e lashe me kaq skerkova te rremoja ne arkiva.


Tek ne nuk u hapen kurre ato arkiva megjithese prej tyre kane rrjedhur shume te dhena qe qarkullojne dhe perdoren rast pas rasti. Une pata fatin e mire apo te keq nuk di ta percaktoj qe te me bjere ne dore dosja ime jo e plote por e lidhur vetem me deponimet e Natashes gjate viteve.


E njoha menjehere shkrimin dhe firmen e saje. Me besoni mu desh nje jave e mire te merrja veten. Nuk qe problemi i tekstit te gjate por i fundit te tij ku shkruhej qartas nje konkluzion per te tre ne miqte e saje dhe qe isha une dhe vellezerit e mi. Ajo shkruante
Konkluzioni im eshte se


Pranvera Bekteshi
Guxim Bekteshi
Skender Bekteshi
Jane armiq te betuar te Partise dhe Pushtetit Popullor.
Kish kursyer vetem motren e vogel Zanen.


Ky fakt eshte paraqitur edhe ne liber qe u publikua pas 19 vitesh kthimi atehere kur ujerat u qetesuan dhe guret zune vend ne se guret mund te zene vend ndonjehere.
Te tria shoqet e mija e lexuan ate.


Nadja me takoi ne rruge dhe me ate embelsine qe se humbi asnjehere me beri shume levdata. Mira sipas saje kish te njejtin mendim per librin.


Tashes ja derguan kusherinjte ne SHBA ku ajo jeton. Ajo nuk tregoi asnje shenje pakenaqesie vecse tha se kish qene e detyruar te jepte ate konkluzion ne fund te deponimeve te saja. Dhe se ajo kish per te rrefyer shume me teper se une. E besoj por cpret do ishte mire ti shkruante ato per veten dhe ne te gjithe.


Romanin tim autobiografik fare mire mund ta kisha paraqitur si fikshen duke mos dhene emrat reale si dhe vendet dhe ngjarjet. Preferova ta paraqes ashtu per te sherbyer si nje deshmi edhe duke e ditur mire se do kish reaksion sic edhe pati. Por nuk erdhi nga e prisja erdhi prej atyre qe mendoja se ne heshtje do te me falenderonin.


Ne kapitullin me te gjate te librit une pershkruaj fqinjet qe ishin kryesisht familje tiranase te internuara si ne. Kam bindjen se libri do kish me teper vlera nese do kisha dhene me vertetesi te plote marredheniet tona komplekse ne ato vite ne fshat. Nuk e bera duke menduar ti ruaj ata njerez qe te mos i beja te vuanin perseri.


I preka gjate pershkrimit paksa me pupel sic thuhet. Pikerisht ata u treguan me te egrit. Ne kohen e internimit te perbashket ato akuzuan aq ashper njera-tjetren saqe mund te kishin perfunduar me sy te nxjerre.


Pasi lexuan librin pas shume vitesh merije u organizuan grusht vecse per nje qellim te larte per te me denuar mundesisht me burg nga qe kisha nxjerre detaje nga jeta e tyre atje. Ato ishin detaje qe nuk u zbuluan kurre ne liber por qe i dinte e gjithe kooperativa e me pas e gjithe bota qe i njihte ato.


Ky eshte nje shembull edhe per mua vete se nese do te denoncosh te keqen duhet ta besh ate deri ne fund sepse perndryshe kjo e keqe ngrihet per te te dhunuar serish.
Po me dy shoqet e tjera cndodhi pas vitit 1991


Mira qendroi jashte shtetit ku i shoqi dhe ajo nga diplomate u konvertuan ne tregtare te zote dhe tani jeton me femijet diku ne Oqeani.
Natasha iku ne Amerike dhe jeton atje ne mireqenie te plote.


Nadja u largua me familjen nga Shqiperia per tu ruajtur nga ndonje ndjekje penale dhe u fsheh ca kohe jashte vendit ne Brazil a diku ne Amerike latine. shte kthyer serish ketu dhe tani vazhdon karrieren ne nje prej universiteteve private.
Une punoj si eksperte mjedisi ne Fondin Shqiptar te Zhvillimit dhe pas pune po shkruaj historine tone e te tjera histori.


Kur ndalem e bej nje lloj bilanci jetesor me vjen ne mend shpeshhere pyetja
A jemi ne te kthyerit nga burgjet dhe internimet si plaku kubanez ne brigjet e Karaibeve qe kthehet me skeletin e peshkut te madh pasi ka mundur terbimin e detit dhe gjallesave te saj A ndjehemi ne si ai


Do ishte mire te ndjeheshe si ai dhe ta kaloje pleqerine me kujtimin se te pakten kemi arrire nje fitore morale mbi te keqen.


Per vete e lakmoj ate gjendje e kam fjalen per statusin e pensionistit qe po mundohem ta shtyj sa me shume dhe qe kam frike se nuk do ta arrij kurre. Sepse pleqeria eshte mire te gezohet eshte nje moshe e pelqyeshme ngaqe ske nevoje te shtiresh.
Kam frike se nuk do ta arrij kurre ate sepse me duhet te zevendesoj vitet e humbura dhe te me besoni nuk jane pak.


Edhe ne kohen e mbajtjes se ketij referati ata perseri nderhyne po jo vete si gjithnje me ane te te tjereve sic jane mesuar te veprojne keto 20 vite nga qe e disponojne si organizimin mes tyre ashtu edhe mjetet financiare.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›