E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjysma e familjeve shqiptare ne migrim ose emigrim

Ne studimin ADHS 2008-09 tregohen ne detaje karakteristikat e migrimit levizjes se njerezve brenda dhe jashte shtetit.


Migrimi dhe emigrimi ne Shqiperi eshte nje dukuri e pranishme qe ne fillim te viteve 1990 dhe ndonese nivelet e migrimit jane luhatur gjate dy dekadave te fundit ecuria e pergjithshme ka prirje te rritet me kalimin e kohes.


Ky eshte konstatimi i studimit Demografik dhe Shendetesor ne Shqiperi i realizuar ne vitin 2008-2009. Ne studim tregohen ne detaje karakteristikat e migrimit levizjes se njerezve brenda shtetit dhe emigrimit levizjes se njerezve jashte shtetit.


Studimi


Ne studimin Demografik dhe Shendetesor ne Shqiperi ADHS 2008-09 behet e ditur se mbledhja e te dhenave mbi emigrimin nepermjet nje vrojtimi ndersektorial paraqet veshtiresi kryesisht per shkak se njerezit per te cilet ne interesohemi nuk jetojne me brenda popullsise se perzgjedhur.


Pavaresisht nga kjo nje vrojtim kombetar perfaqesues si ai i ADHS 2008-09 perben nje mundesi te vetme per te vleresuar permasat e migrimit ne Shqiperi dhe per te pershkruar karakteristikat e popullsise emigrante.


Rezultatet e ADHS 2008-09 tregojne se me shume se gjysma e familjeve shqiptare 52 per qind kane te pakten nje anetar anetar ne vitin 1990 ose me pas qe ka migruar brenda ose jashte Shqiperise -behet i ditur ne studim duke u shtuar se nje ne pese familje 21 per qind ka te pakten nje anetar qe ka levizur brenda vendit nderkohe qe rreth dy ne pese familje 42 per qind kane te pakten nje anetar qe eshte larguar nga vendi ose ka emigruar.


Arsyet


Personave te intervistuar ne pyetesorin familjar iu kerkua arsyeja e migrimit te anetareve te larguar nga familja. Midis migranteve te brendshem arsyeja kryesore e migrimit eshte
shoqerimi i bashkeshortit ose familjes 60 per qind e ndjekur nga arsyeja e studimeve 19 per qind dhe punesimi apo nevoja per punesim 13 per qind.


Te femrat qe kane migruar brenda vendit pjesa me e madhe 78 per qind kane migruar per te shoqeruar bashkeshortin ose nje anetar tjeter te familjes ndersa 16 per qind kane migruar per studime dhe vetem 3 per qind per punesim ose arsye te tjera.


Te meshkujt 31 per qind e tyre kane levizur brenda vendit per tu punesuar 28 per qind per te shoqeruar
bashkeshorten apo nje anetar tjeter te familjes dhe 25 per qind per studime.


Arsyeja kryesore e emigrimit nga Shqiperia eshte punesimi. Shtatedhjete e dy per qind e emigranteve u larguan nga Shqiperia per te punuar. Nje pjese tjeter prej 20 per qind emigruan per te shoqeruar bashkeshortin/en ose familjen jashte ndersa 4 per qind e tyre u larguan per studime.


Ka dallime te dukshme nese shqyrtojme arsyet se perse emigruan femrat dhe meshkujt - femrat emigruan kryesisht per te shoqeruar bashkeshortin ose nje anetar te familjes 61 per qind ndjekur nga punesimi 26 per qind dhe studimet 6 per qind.


Nga ana tjeter me shume se 9 ne 10 burra 94 per qind emigruan per tupunesuar jashte vetem 3 per qind e tyre emigruan per studime dhe me pak se 1 per qind per te shoqeruar bashkeshorten ose nje anetar te familjes.

Destinacioni i migranteve Tirana qyteti i lakmuar

Tirana mbetet qyteti me mikprites per te gjithe shqiptaret qe kane migruar drejt tij. Ndersa Europa ka pritur pothuajse te gjithe emigrantet shqiptare. Studimi Demografik dhe Shendetesor ADHS 2008-09 tregon se ne pergjithesi shumica e migranteve te brendshem 30 per qind kane levizur per ne rrethin e Tiranes 27 per qind e femrave dhe 37 per qind e meshkujve.


Nderkaq 10 per qind e migranteve te brendshem kane levizur ne rrethin e Durresit 11 per qind e femrave dhe 9 per qind e meshkujve 8 per qind ne Vlore 7 per qind e femrave dhe 12 per qind e meshkujve dhe 6 per qind ne rrethet e Lushnjes dhe te Fierit 6 per qind e femrave dhe 4 per qind e meshkujve.


Studimi tregon se 94 per qind e te gjithe emigranteve kane levizur ne Evrope ndersa 6 per qind kane levizur jashte Evropes. Ne Evrope nje pjese e madhe e emigranteve kane shkuar ne vendet fqinje te tilla si Greqia 50 per qind Italia 35 per qind. Per me teper 5 per qind e emigranteve kane levizur ne Mbreterine e Bashkuar dhe 2 per qind ne Gjermani.


Tre per qind e emigranteve kane levizur ne vende te tjera evropiane. Jashte Evropes 4 per qind e emigranteve kane emigruar ne SHBA dhe 1 per qind ne Kanada Figura 14.5.


Nje perqindje me e larte e meshkujve se sa e femrave kane levizur ne Evrope 96 per qind kundrejt 91 per qind ndersa 9 per qind e femrave kane levizur jashte Evropes krahasuar me 4 per qind te meshkujve.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›