E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthime dhe nga Italia nje 35-vjecar me shenja dhune

DURRS - Mengjesin e dites se premte jane kthyer nga porti italian i Barit rreth 20 vete mes te cileve edhe 35-vjecari Afrim Sela i cili ishte rrahur dhe kthyer mbrapsht. Sela ishte nisur nga Burreli per te udhetuar drejt Italise vendi ku kishte shkuar disa here me dokumente.

Por ky udhetim ndryshe nga sa kishte shpresuar ka perfunduar me nje fund te hidhur per te pasi eshte kthyer mbrapsht dhe me vetedije jo te rregullt. Ai eshte rrahur dhe nuk mbante mend se si kishin rrjedhur ngjarjet kur kishte zbritur ne portin e Barit. Ai eshte kthyer pas dhe ka perfunduar ne Spitalin Rajonal te Durresit me hematoma te shumta ne trup nga goditjet.


Se bashku me te jane kthyer rreth 20 vete nga te cilet 11 vete kane qene me debime te marra gjate periudhes qe kane qene ne shtetin italian gjate viteve te shkuara nje person eshte kthyer sepse ka pasur me vete vetem 150 euro shume kjo e pamjaftueshme per ditet qe ka deklaruar se do te qendronte ne Itali si dhe 8 te tjere jane kthyer pasi nuk kane qene bindes ne adresat ku do te shkonin.


35-vjecari Sela eshte transportuar menjehere ne spital ku dhe i eshte nenshtruar ndihmes mjekesore. Ai nuk kishte vullnet per te folur dhe ndihej teper i lodhur nga deti dhe situata qe kishte kaluar ne Itali. Mesohet se ishte nisur mbremjen e se merkures me tragetin e linjes Durres -Bari drejt brigjeve italiane por eshte kthyer i derrmuar dhe me shenja dhune ne te gjithe trupin.


I pyetur rreth kesaj ngjarjeje Sela mezi flet dhe arrin te shpjegoje se pasi ka zbritur mengjesin e djeshem ne portin e Barit eshte goditur dhe keqtrajtuar nga policia italiane pa asnje sqarim. 35-vjecari deklaroi se kishte qene edhe me pare ne Itali pasi zoteronte dokumentacion te rregullt dhe gjate gjithe periudhes 10-vjecare qe ka qendruar atje nuk ka pasur probleme me policine apo konflikte personale.


Rreth situates qe ka kaluar ne kete udhetim ai thote se nuk e di si ka ndodhur nuk mbaj mend shume gjera di qe me kane rrahur policet italiane dhe qe kur jam nisur kam pasur gjithe dokumentet e nevojshme me vete. Ai thote se ka pasur edhe 300 euro ne portofol po nuk mban mend se si i kane rene dhe se kete problem ai do ta ndjeke ne rruge ligjore.


35-vjecarit Sela pas mjekimit i dukeshin qarte shenjat e dhunes se ushtruar ndaj tij ne bark dhe ije. Ai thote se nuk e ka grabitur kush dhe se nuk e di se si i kane rene nga xhepat ose nese ia kane vjedhur te panjohur.


Rreth ketij rasti mjeket e spitalit thane se ai nuk kishte konsumuar alkool dhe se kur ka zbritur e kishte zene deti gje qe mund te kete ndikuar ne gjendjen psikologjike te tij gjate komunikimit me kufitaret e portit fqinj te Barit. Nderkohe policia nuk ka dhene ende nje version zyrtar per rastin Selaj rast i paprecedent me policine italiane e cila shquhet per komunikim pergjithesisht korrekt.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›