E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje me arme ne qender te Tiranes

Ndalohen tre persona pas nje konflikti qe po pershkallezohej ne vrasje per nje borxh te marre ne Angli


TIRANE- Perleshje emigrantesh ne qender te kryeqytetit patrullat ndalojne babain me djalin e tij dhe nje mikun e tyre ndersa tentonin te vrisnin me pistolete nje ish- emigrant qe kishte qendruar ne Angli. Shkak per krimin mendohet te jete nje borxh i marre nga i demtuari ne Londer ku palet kane qendruar disa vite me radhe. Nderkaq dyshimet e policise jane se ne te vertete konflikti............................... mund te jete shkaktuar nga nje........................... konflikt qe lidhet me perfshirjen e paleve ne pazare.


Policia ndaloi ne flagrance Bektash Satken 60 vjec djemte e tij Armand e Sefedin Satka perkatesisht 34 dhe 20 vjec si dhe kunatin e Armandit Emiljano Ramen te cilet sipas burimeve te policise dyshohet se jane perfshire ne tentativen e vrasjes se Safet Lamcit 35 vjec.


Policia bllokoi armen e krimit si dhe dy mjete me te cilat te dyshuarit kishin mberritur ne vendin e ngjarjes te cilat mbreme jane derguar ne komisariatin e policise nr.3. Bektash Satka bashke me dy djemte e tij si dhe kunatin e njerit prej djemve te tij kishin lene dje ne mbremje nje takim ne nje lokal ne qender te Tiranes per ti kthyer Safet Lamces nje borxh prej rreth 5 mije paundesh sipas pretendimit te te demtuarit. Parate ishin marre borxh ne Angli gjate kohes kur Armandi kishte qendruar atje bashke me personin qe tashme kishte ardhur te merrte borxhin.


Ende nuk dihet se ne c rrethana jane marre parate borxh por policia tha se shuma ishte rreth 5 mije paunde. Nje vit me pare Satka eshte kthyer ne Shqiperi ndersa Lamce banues ne Kinostudio kishte vazhduar te qendronte............................................ Ai ka marre vesh se borxhliu eshte kthyer kishte kohe qe qendronte ne Shqiperi dhe eshte lidhur me te ne telefon.


Pas nje bisede te shkurter ata kane lene nje takim ne nje kafe te njohur ne qender te Tiranes prane parkut Rinia. Sapo jane ulur ne kafe personat nisen te debatonin me njeri- tjetrin per borxhin e pashlyer. Lamce ka kerkuar prej Satkajve ti ktheheshin parate e marra borxh ne Angli ndersa keta te fundit jo vetem qe duket se skane pasur ne mend ta paguajne por edhe e kane sulmuar.


Pas debateve te ashpra dhe fyerjeve nje prej personave goditi ne koke Lamcen me qyte pistolete. Ne kete moment personat nisen te perleshen mes tyre duke krijuar rremuje ne lokal ndersa shume nga njerezit braktisen lokalin.


Nje patrulle e cila ndodhej fare afer me vendin e ngjarjes mberriti aty e njoftuar nga salla operative. Nderkaq aty mberriten edhe disa patrulla te tjera te komisariatit nr.3 qe bllokuan dy mjetet........................ me te cilat ndodheshin se paku pese persona.


Ne polici perfunduan te gjithe por hetuesit dyshojne se te perfshire me aktivisht jane tre persona Bektash Satka djali i tij Armand Satka si dhe kunati i Armandit Emiljano Rama. Policia bllokoi armen e krimit si dhe dy mjetet e personave ndersa hetimet vazhduan deri mbreme vone.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›