Ishte pa pune tenton vetevrasjen

TIRANE- Tenton te vrase veten per shkak te kushteve te veshtira ekonomike ndersa prej kohesh ishte i papune. Petrit. T 25 vjec banues ne Valias nga Kukesi mori dy plage ne koke dhe ne kembe dje pasdite pasi tentoi te qellonte veten me arme zjarri automatik. Ngjarja ndodhi ne banesen e tij ne afersi te fshatit Valias kur i demtuari qelloi veten nje here ne koke ndersa me pas arma u shkreh aksidentalisht dhe ai mori nje plage ne kembe.
Menjehere te afermit e tij e nisen te afermin e tyre te plagosur ne drejtim te spitalit ushtarak dhe sipas burimeve te policise pas mjekimit te marre ai ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia mberriti ne vendin e ngjarjes per te nisur hetimet dhe per te zbardhur shkaqet e saj.
Nga hetimet e kryera nga policia eshte mesuar se 25- vjecari jetonte ne kushte te veshtire ekonomike ndersa ishte i papune dhe ishte i martuar dhe kishte nje femije. Ne vendin e ngjarjes policia administroi disa objekte ne cilesine e proves materiale si dhe armen me te cilen ishte plagosur 25- vjecari. Pas hetimeve te kryera policia dokumentoi se ngjarja ishte vetevrasje. Pas mjekimit te marre i demtuari ndodhet jashte rrezikut.