E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ne banese pengmarresi

KUKS/ Policia ka vene ne pranga Adnan Kurpalin i denuar nje muaj me pare me 12 vjet heqje lirie


Kurpali bashke me te atin dhe nje tjeter shtetas moren peng per 200 000 euro nje biznesmen prizrenas


KUKS -Arrestohet ne shtepine e tij ne fshatin Letaj te rrethit te Hasit Adnan Kurpali. Forcat e Drejtorise se Policise se Qarkut Kukes kane arrestuar te premten paradite te denuarin me 12 vjet burgim per akuzen e pengmarrjes.


Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda e kishte shpallur te pafajshem Adnan Kurpalin ne muajin shtator te ketij viti nderkohe qe ishte liruar ne sallen e gjyqit pasi i kishin perfunduar afatet e paraburgimit.


Qe nga 10-diteshi i fundit i shtatorit te ketij viti Kurpali gjendej i lire ne shtepine e tij ne fshatin Letaj. Por ne muajin nentor Apeli vendosi denimin me 12 vjet burg vendim qe mori forme te prere dhe qe coi ne arrestimin ne banesen e vet pa asnje rezistence te Kurpalit.


Adnan Kurpali u arrestua me 10 nentor 2007 ne fshatin e tij Letaj te rrethit te Hasit nga forcat speciale te policise shqiptare i akuzuar se bashke me te atin dhe nje tjeter shtetas kishin marre peng biznesmenin Sami Sadullahu nga Prizreni.


Pas arrestimit Adnan Kurpali u shoqerua per ne mjediset e policise se komisariatit te Hasit ku u be ballafaqimi i tij me pengun. Ne prani edhe te prokuroreve te Krimeve te Renda te Tiranes biznesmeni Sadullahu para tre vjetesh drejtoi gishtin me dyshime mbi Adnan Kurpalin pasi gjate deshmise perdori fjalet me duket se ka qene ky.


Gjykates se Krimeve te Renda ne Tirane iu deshen 78 seanca gjyqesore ne 32 muaj kohe per tu bindur se i pandehuri Adnan Kurpali ishte i pafajshem per akuzen e pengmarrjes se prizrenasit Sami Sadullahu. Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes nuk u arrit te provohen pretendimet e organit te akuzes pasi edhe vete i rrembyeri nuk identifikoi autorin e rrembimit te tij.


Mbi bazen e mungeses se provave gjykata e deklaron te pafajshem shtetasin Adnan Kurpali dhe urdheron lirimin e menjehershem te tij nese nuk mbahet ne qeli per ndonje veper tjeter thuhej ne vendimin e lexuar nga gjyqtarja Liljana Baku. Por Gjykata e Apelit per Krime te Renda vendosi ta dekalroje fajtor Adnan Kurpalin dhe ta denoje me 12 vjet burg. Ky i fundit qe pas 21 shtatorit ishte lene i lire.


Me 8 gusht 2004 i akuzuari Adnan Kurpali i shoqeruar nga babai i tij tashme i denuar ne Kosove dhe shtetasi kosovar i vrare Muje Kadriaj rrembyen nga punishtja e duraluminit biznesmenin Sadullahu qe ndodhej ne hyrje te Prizrenit duke u shtirur si bleres duralumini.


Pronari Sadullahu pas kembenguljes se bleresve per marrjen e mallit ate nate urdheroi punetoret te ngarkohej kamioni i firmes e te largoheshin pasi do ta dergonte vete ne destinacion.


Kur punetoret ngarkuan materialin e u larguan pengmarresit hyne ne zyren e Sadullahut per pagesen. Aty ata vendosen maskat lidhen nje punetor dhe bashke me pengun u larguan.


Dy dite me vone i rrembyeri kontaktoi me familjen dhe iu kerkoi 750 mije euro perndryshe pengmarresit do ta ekzekutonin. Shtate dite pas ngjarjes Sadullahu u lirua me kushtin qe me 17 gusht 2004 te dorezonte parate ndryshe do ta ekzekutonin bashke me femijet.


Me 17 gusht bashke me policine Sadullahu shkoi ne piken e takimit ku dorezuan parate. Aty u arrestua babai i te pandehurit ndersa munden te ikin dy te tjeret. Policia dyshoi se te larguarit ishin Adnan Kurpali dhe Muje Kadria i vrare me pas nga persona ende te paidentifikuar.


Adnan Kurpali nga fshati Letja i rrethit te Hasit e ka shtepine ne vije te kufirit me Kosoven. Ai eshte vella i Kudusi Kurpalit i denuar me 25 vjet burg per vrasje dhe i dyshuar per nje seri veprash penale te kryera ne Kosove si dhe me Halil Kurpalin i shpallur ne kerkim nga policia e Kosoves.


Personi i identifikuar si Halil Kurpali 32 vjec dyshohet se ka hapur zjarr ne nje postbllok te policise ne fshatin Dol te komunes Gjakoves ne afersi te kufirit Kosove-Shqiperi ne fund te shtatorit te ketij viti. Policia ka arrestuar bashkepunetoret njeri prej te cileve me pas ka identifikuar personin qe hapi zjarr.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›