Ne gjyq per 18 kile hashash

Dy te akuzuarit u kapen ne muajin qershor ndersa kalonin ne Kakavije drejt Greqise
TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda mbylli hetimet dhe dorezoi per gjykim dosjen penale ne ngarkim te dy te pandehurve Jani Mecja dhe Eftim Ziko te akuzuar per Trafikim te Narkotikeve te mbetur ne tentative ne bashkepunim.
Kjo veper penale sipas kerkeses per gjykim te perpiluar nga prokurorja Elizabeta Imeraj eshte konsumuar nga dy te pandehurit me date 2 qershor 2010 kur eshte sekuestruar ne pike kalimin kufitar te Kapshtices sasia prej 18 kg e 700 gram hashash. Po me kete date policia ka arrestuar ne flagrance shoferin e kamionit shtetasin Eftimi Ziko i cili po tentonte te kalonte ne Greqi me kamionin e tipit Volvo me targa PG 4123 B.
Ky shtetas eshte arrestuar gjate kontrollit te ushtruar ne kamionin e tij qe po tentonte te kalonte ne territorin grek me nje sasi lende narkotike ne masen prej 18 kg e 700 grame hashash.
Kete sasi narkotike i arrestuari Ziko e kishte marre nga shtetasi Jani Mecja qe eshte bashkepunetor ne kryerjen e kesaj vepre penale dhe i cili u arrestua po ate mbremje-thuhet ne dosjen e prokurorise te dorezuar ne gjykate tashme dhe pritet te caktohet peseshja gjykuese qe do te shqyrtoje dosjen.
Sipas kerkeses per gjykim zbulimi i kesaj sasi droge eshte bere pas informacioneve qe policia e Pogradecit ka siguruar ne rruge operative per te pandehurit qe do te transportonin drejt Greqise nje sasi te konsiderueshme hashashi. Pas arrestimit te tyre prokuroria ka zbardhur destinacionin e kesaj sasie droge qe do te ishte ne Selanik te Greqise. Droga ndodhej pas sediljes se shoferit ne nje cante ngjyre te kuqe nga e cila policia kodoi edhe emrin e operacionit te arrestimit te tyre Valixhja e kuqe.