E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha kur Romney ishte misionar

Ndryshe nga George W. Bush, që është kritikuar shumë për përvojën e tij të pakët ndërkombëtare, Mitt Romney ka kaluar dy vjet e gjysmë jashtë vendit. Por përse nuk e përmend ai këtë në fushatën elektorale?

Për një student amerikan me njohuri të pakta të frëngjishtes, duhet të ketë qenë një përvojë në përforcimin e vetëdijes ndaj kësaj gjuhe, kur në vitet 1969 në jug të Francës ai ka trokitur derë më derë, për të hyrë në bisedë me njerëzit lidhur me besimin mormon.

Lufta në Vietnam ishte në kulmin e saj dhe Mitt Romney e të tjerë misionarëve të rinj mormonë nga SHBA-ja, që i kishin nisur drejt anës tjetër të Atlantikut, për t'i kthyer njerëzit tek besimi mormon, shpesh herë nuk u jepej as mundësia më e vogël për të hyrë në bisedë mbi fenë me francezët kryesisht të krishterë.

"Shumë njerëz në SHBA kishin qëndrim mjaft kritik ndaj luftës në Vietnam dhe e kishin bërë të qartë qëndrimin e tyre", thotë Michael Bush, i cili e pati njohur Mitt Romney gjatë qëndrimit të tyre për 30 muaj si misionarë në Francë.

Bush kujton, se kur shkonin derë më derë për të takuar njerëz dhe këta e kuptonin që ata ishin amerikanë, menjëherë u kërkonin atyre të tërhiqeshin nga Vietnami.

Por jo të gjitha reagimet ishin refuzuese. Misionarët e rinj kanë takuar edhe shumë njerëz, të cilët kujtonin me kënaqësi mbështetjen e amerikanëve nga SHBA-ja kundër nazistëve, thotë Bush, i cili ndërkohë jep mësim në Universitetin Brigham Young, në shtetin federal Utah dhe ndër të tjera po përpilon një blog pro Romney-t.

"Në shumë pikëpamje kjo ka qenë një përvojë mjaft pozitive, kur njerëzit gëzoheshin që ishim amerikanë dhe na ftonin miqësisht në shtëpi", shton Bush.

Megjithatë vitet si misionar për Romneyn ishin një periudhë sfide, sepse - siç i ka thënë ai New York Times në vitin 2007 - kjo ka qenë koha e vetme në jetën e tij, kur "shumica e atyre gjërave, që ai përpiqej të bënte, refuzoheshin."

Koha si misionar, thotë Romney, bën, që ose ta humbasësh besimin tënd, ose që ai të përforcohet më shumë. "Besimi im u forcua edhe më shumë", kishte deklaruar Romney.

Romney i tha New York Times, se nga koha jashtë vendit "atij iu forcua vlerësimi për lirinë dhe ekonominë e lirë të tregut", dhe iu bë e qartë, "se jo kudo është kështu dhe se ajo, që ne kemi në SHBA, në të vërtetë është krejt e veçantë e si rrjedhojë edhe mjaft e brishtë."

Kjo deklaratë mund të jetë e vërtetë, por është megjithatë një formulim standard, i cili ndonëse pritet të thuhet nga dikush si Romney, i cili nga Partia Republikane do të emërohet si kandidat për president, ajo nuk shpreh sa duhet, se si përvoja në Francë ia ka ndryshuar Romneyt botëkuptimin.

Në publik Romney ndoshta nuk ka folur shumë për kohën e qëndrimit në Francë, por privat është krejt ndryshe. Të paktën djali i tij i madh, Tagg, në të njëjtin artikull në New York Times në vitin 2007 tregon, se koha në Francë më shumë se çdo fazë tjetër e jetës së tij ka ndikuar që "ai të jetë ky, që është sot."

Përse tregon kaq pak Romney në publik për përvojën, që ka ndikuar kaq shumë jetën e tij?

Nga njëra anë, sepse disa amerikanë konservatorë fjalën "Francë" e konsiderojnë si fjalë fyese. Për ta Franca simbolizon mendimin elitar, socializmin, të qenit i pabesë dhe një sërë gjërash të tjera, që për këta amerikanë janë pikërisht ato, çfarë nuk shkojnë si duhet në Evropë.

Me kalimin e viteve, e veçanërisht gjatë fushatës paraelektorale të republikanëve, Romney u kritikua ashpër lidhja e tij me Francën, madje edhe fakti se ai flet gjuhën frënge.

Por sipas politologut në Universitetin e Shkencave Politike në Lion, Vincent Michelot, pakënaqësitë e shprehura ndaj Romneyt nuk kanë të bëjnë aq me lidhjet e tij me Francën, se sa me besimin e tij mormon.

"Nuk ka të bëjë shumë me Francën, se sa me mormonizmin. Mitt Romney gjatë gjithë fushatës paraelektorale nuk i ka kushtuar rëndësi besimit të tij. Por sapo ai përmend në ndonjë bisedë, apo intervistë fjalën 'Francë", kjo u kujton njerëzve, që ai ka qenë atje si misionar mormon", thotë Michelot.

Për një pjesë të elektoratit republikan besimi i Romneyt vazhdon të jetë një problem, veçanërisht për evangjelistët, të cilët e konsiderojnë mormonizmin si një sekt fetar, i cili nuk është pjesë e katolicizmit.

"Nëse ai ngurron të flasë lidhur me këtë përvojë, kjo ndoshta ka të bëjë me atë, se ai do që në qendër të vëmendjes të mos mbeten aspekte dytësore, por sfidat që ka përpara SHBA-ja", mendon kolegu misionar i Romneyt, Michael Bush.

Llogaria politike është fare e thjeshtë: Franca e lidhur me mormonizmin është një lloj dështimi politik për shumë republikanë. Kthimi i saj në temë të luftës elektorale mund t'i kushtonte Romneyt me humbjen e përkrahësve.

Është interesat që 20 vjet më parë një kandidat për president u mor po kaq ashpër nën llupë. Pothuajse në të njëjtën kohë, kur Romney ishte misionar në Francë, Bill Clinton studionte në Universitetin e Oxfordit.

Si një kandidat për president, i cili zyrtarisht mbështetet edhe nga George Bush Senior, Mitt Romney mund të llogarisë, që periudha e tij në Francë e si rrjedhojë edhe mungesa në Vietnam nuk do të shikohen me sy aq kritik, si kandidatura presidenciale e Clintonit para 20 vjetësh.

Sidoqoftë strategët e luftës elektorale përreth Mitt Romney nuk shohin ndonjë epërsi, që ta theksojnë veçmas përvojën në Francë të kandidatit të tyre, e si rrjedhojë në biografinë zyrtare në faqen e internetit të fushatës së Romneyt nuk përmendet me asnjë fjalë periudha prej dy vjet e gjysmë në Francë, që ai kaloi në Francë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›