Kthimi i Miteranit...
21/02/2005 Filmi i regjisorit Robert Guédiguian, "Le promeneur du Champ de Mars", (Shëtitësi i Champ de Mars), një adaptim i librit "Miterani i fundit", shkruar nga Georges-Marc Benamou, i kushtohet muajve të fundit të jetës së ish presidentit francez Miteran, një rol që interpertohet nga aktori i mirënjohur francez Michel Bouquet. Kështu, nëntë vjet pas vdekjes, Miteran kthehet sërish në aktualitet, këtë herë në një film, për të cilin është folur shumë. Ka vetëm katër ditë që filmi ka dalë në ekran. Libri i cili është shfrytëzaur si skenar për filmin, u botua në vitin 1977, një vit pas vdekjes së Miteran, një libër që shkaktoi shumë zhurmë. Disa nga dialogjet e libërit janë ruajtuar edhe në film, disa jo. Fransua Miteran nuk përmendet direkt. Një film jo dokumentar, por as edhe një film artistik i mirfilltë. Një film që sjell një zhanër të ri në Francë, një film që për herë të parë sjell në ekran një President Republike bashkëkohor. Në film prezantohet një Miteran, i cili kritikon të djathtën, rokardienët, zhozpinistët, duke refuzuar të shpjegohet me saktësi mbi çështjen "Bousquet", duke treguar lidhjen e tij me vendin, trajtat e humorit sarkastik apo duke folur për dobësitë e tij ndaj aktoreve, apo duke kujtuar vajzën, që e mbajti të fshehur për një kohë të gjatë Mazarinën, por edhe duke mbajtur fjalimin e tij para vogëlushëve, në nëtor të të vitit 1994, duke u përballur me dhimbjet dhe sëmundjen, apo edhe duke shprehur admirimin e tij për gjeneralin De Gol dhe gjurmët që ai la në historinë e Francës. "Ju e dini që unë jam i fundëmi i presidenteve të mëdhenj. Pas meje, nuk do të ketë veçse financierë dhe llogaritarë", u tha i gazetarëve, duke patur parasysh Evropën dhe globalizmin. Një kineast i mjatë dhe një antar i vjetër i Partisë komuniste Robert Guédiguian, njiheshe deri më sot, për filmat e tij humanistë, me përmbajtje të fortë sociale. Ai ishte joshur pa masë nga ideja "e te larguarit nga monopati im i mundur", kur producenti i pavarur, Frank Le Wita, i kishte propozuar adaptimin filmik të romanit "Metarani i fundit".